Beder Law Moot Court

 

 

Klubi studentor “Beder Law Academy” pranë Departamentit të Drejtësisë në Universitetin Bedër, zhvilloi për të 5-tin vit radhazi gjyqin e improvizuar me studentët e programit bachelor.

Kazusi i këtij viti kishte të bënte me veprën penale të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Gjatë seancës gjyqësore të improvizuar nga studentët, organi i akuzës bëri parashtrimet përkatëse duke evidentuar provat shkresore si dhe thirrjen e dëshmitarëve të cilët qartësuan më tej rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë pala mbrojtëse ngriti pretendimet për pafajësi të të pandehurve duke u mbështetur po ashtu në prova shkresore si dhe në ekspertiza mjekësore. Në përfundim, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për dy nga të pandehurit sipas nenit përkatës si dhe shpalli të pafajshëm të pandehurin e mitur.

Ky aktivitet i kthyer tashmë në një traditë për studentët e këtij departamenti, u zhvillua në prani të një numri të konsiderueshëm studentësh dhe pedagogësh.