Brownbag Seminars "Rolit dhe Funksionimi i Shërbimit të Provës"

Z. Ilir Qafa, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës ishte i ftuar nga klubi studentor “Bedër Law Academy” në një leksion të hapur ku ndau me studentët dhe të pranishmit pikëpamjet rreth “Rolit dhe Funksionimit të Shërbimit të Provës”.

“Ky institucion ka filluar të prodhojë efekte pozitive, të cilat lidhen në mënyrë të pashmangshme me rehabilitimin e personave në konflikt me ligjin, me uljen e recidivizmit apo zvogëlimin e shpenzimeve ekonomike që shoqërojnë vuajtjen e dënimit pranë institucioneve të edukimit dhe vuajtjes së dënimeve penale” – u shreh z. Qafa pasi bëri një rezyme të shkurtër të veprimtarisë së institucionit që ai drejton.

 Bashkëbisedimi me studentët vashdoi më tej në formën e pyetje – përgjigjeve, ku z. Ilir Qafa analizoi qartë çdo fushë në të cilën studentët treguan interes. Përmendim këtu: dispozitat ligjore të kodit penal të Republikës së Shqipërisë, hapësira ku mund të veprojë Shërbimi i Provës, etj.