Konferenca e katërt Studentore në Drejtësi

Klubi studentor “Bedër Law Academy” organizoi për të katërten herë radhazi Konferencën studentore me teme “Law and Society”.

Punimet e kësaj konferencë u përshëndetën nga Kryetarja e Grupit Parlamentar për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, znj. Albana Vokshi. Në fjalën e saj, znj. Vokshi vlerësoi iniciativën e të rinjve në organizimin e një eventi të tillë shkencor në rang studentor. Sipas saj, me qëllim ruajtjen e balancave në shoqëri është i domosdoshëm jo vetëm hartimi i ligjeve të mira por edhe zbatimi i tyre nga individë të përgjegjshëm.

Konferenca mblodhi studentë nga disa universitete të ndryshme në vendin tonë, të tillë si: Luigj Gurakuqi Shkodër, Universiteti i Tiranës, Universiteti Europian i Tiranës etj. 27 kërkues të rinj, parqitën temat e tyre përballë një jurie të përbërë nga pedagogë dhe specialistëtë të fushës në Bedër. U vlerësua me çmimin e parë, studenti Albi Çela, ndërsa çmimi i dytë shkoi për studenten Sonila Rrahmani, ndërsa tre çmimet e treta u fituan përkatësisht nga studentët: Ilmi Leka, Ornela Bego dhe Bora Kola.

Ky është forumi i parë studentor në Shqipëri, ku studentët prezantojnë dhe diskutojnë mbi zhvillimet, trendet dhe shqetësimet aktuale, sfida praktike të hasura dhe zgjidhje të adoptuara në ligj dhe shoqëri. Risi e kësaj konference edhe këtë vit ishte pjesëmarrja e studentëve të drejtësisë nga universitete të tjera në vendin tonë. Bashkangjitur në shtojcën 8 gjeni programin e konferencës.