Pjesëmarrje në Gjyqin Simulues të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut – Shqipëri 2015

“Gjyqi Simulues i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut – Shqipëri 2015” është një konkurs i cili u organizua nga Qendra Europiane në bashkëpunim me Civil Rights Defenders. Ky event mbledh studentë të ligjit, mbrojtësit e ardhëshëm të të drejtave të njeriut, duke i grupuar ata në skuadra. Këto skuadra marrin pjesë në gjyqet e simuluara të GJEDNJ-së, përpara një jurie të përbërë nga gjyqtarë ekspert mbi të drejtat e njeriut.

Gjashtë universitete të drejtësisë në vend, të përzgjedhura në bazë të një rregullorje dhe kritereve të mirëpërcaktuara u “përballën” me njëri-tjetrin dhe Shkolla e Lartë "Hëna e Plotë" (BEDËR) u përfaqësua me 5 studentë Sherli Shaipi, Endri Çela, Silvana Haruni, Anisa Kolgjini dhe Ermal Mema të cilët u renditën në vend të 2-të në fazën e parë dhe u kualifikuan për në fazën gjysmë-finale që u zhvillua në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Studentët pjesëmarrës në këtë konkurs patën mundësinë të venë në praktikë dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht të atyre të drejtave, që garantohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe u njohjën më mirë të funksionimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Eventi krijon mundësinë e krijimit të rrjeteve mes juristëve të rinj të fakulteteve të drejtësisë publike dhe private në Shqipëri. Praktika, bashkëpunimi, edukimi, specializimi dhe krijimi i “netëork-ëve” është një ndër disa nga objektivat afatgjata, që konkursi kërkon të arrijë.