Pjesëmarrje në Konkursin Ndërkombëtar Jessup

 

Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Universitetin Bedër, përfaqësojnë Shqipërinë për të tretën herë radhazi në konkursin ndërkombëtar Jessup në Washington, i cili konsiston në simulimin e një mosmarrëveshjeje hipotetike ndërmjet shteteve. E gjitha kjo para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, organ gjyqësor i Kombeve të Bashkuara.

Në raundin ndërkombëtar që u mbajt në datat 27 mars – 2 prill në SHBA, këtë vit morën pjesë 132 skuadra nga 80 shtete të ndryshme të botës,ndër ta edhe ekipi i studentëve të Bedër i cili përbëhej nga: Albi Çela, Ermelinda Gjeci dhe Rajmonda Zhuta si dhe nga pedagogët: Gentjan Skara dhe Eni Kokalari.