Shqipëria përfaqësohet për “European friendlies” në kompeticionin ndërkombetar "JESSUP" (Moot Court Competition)

Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar "Bedër" perfaqësojne për të katërtën herë Shqipërinë në kompeticionin ndërkombetar "JESSUP", konkurs ky i cili zhvillohet çdo vit në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të kësaj gare, ekipi i studentëve të drejtësisë mori pjesë në fazën përgatitore ndëmjet disa prej universiteteve më prestigjoze në botë, si: Universiteti i Vjenës, Universiteti Auckland, Universiteti i Helsinkit ai i Luksenburgut etj, fazë kjo e cila u zhvillua në Budapest përgjatë datave 9 -11 mars 2017. Kjo fazë zhvillohet me qëllim rritjen e performancës profesionale të pjesëmarrësve në kuadër të finales që zhvillohet në Uashtington në datat 9 – 15 prill të këtij viti.

Kemi kënaqësinë të bëjmë me dije se gjatë kësaj faze, skuadra jonë u paraqit shkëlqyeshëm ku studentët Albi Çela dhe Anjest Agushi u renditën mes 30 folësve më të mirë të këtij kompeticioni.

Departamenti i Drejtësisë gjen rastin të falenderojë studentët: Anjest Agushi, Albi Çela, Ermelinda Gjeci, Desara Tollia dhe Ornela Bego dhe trajnerët Eni Kokalari dhe Gentjan Skara, të cilët na kanë bërë krenarë me paraqitjen e tyre, rezultat i cili është fryt i besimit tek fryma e skuadrës dhe punës së pareshtur drejt suksesit.

Skuadra e "Bedër" është e vetmja që përfaqesohet në këtë kompeticion prestigjioz nga Shqiperia duke bëre paraqitje mjaft të vlerësuara edhe në dy vitet e kaluara.

Me këtë rast s'mund të harrojmë pa përmendur studentët: Anisa Kolgjini, Ermira Shkreta, Armando Sina, Eduard Gjoni, Mandrit Kamolli, Emsal Ajredini, Rajmonda Braho dhe trajnerin Albi Koçibelli, të cilët me pjesëmarrjet e tyre të mëparshme në këtë kompeticion ngritën traditën e moot Courtit në Shqipëri.