Shqipëria përfaqësohet për të katërtën herë radhazi në kompeticionin ndërkombetar "JESSUP" në Washington DC

Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar "Bedër" përfaqësuan edhe këtë vit Shqipërinë në kompeticionin ndërkombetar "JESSUP Moot Court Competition”, konkurs ky i cili zhvillohet çdo vit në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pasi kaloi me sukses fazën e parë në Hungari, ekipi i studentëve të drejtësisë u përball në fazën finale në datat 9 – 15 prill të këtij viti me “Universitetin e Kyotos”, Japoni, Universitetin e “La Sagesse”, Liban, Universitetin “Oetvos Lorand”, Hungari si dhe“Ural State University”, Rusi.
“Sisters of the sun” mblodhi edhe këtë vit rreth 700 universitete nga 95 vende të botës në fazën e parë të konkursit. Ekipi i studentëve të Bedër, pas performancave mjaft të mira krahësuar këto edhe me vitet e kaluara arriti të renditej në vendin e 107 nga 127 universitete të kualifikuara në fazën finale të kompeticionit.
Departamenti i Drejtësisë falenderon Ambasadën e Norvegjisë për Kosovën dhe Shqipërinë që mbështeti projektin dhe  studentët: Anjest Agushi, Albi Çela, Ermelinda Gjeci, dhe Ornela Bego dhe trajnerët Eni Kokalari dhe Gentjan Skara, të cilët na përfaqësuan denjësisht me paraqitjen e tyre, rezultat i cili është fryt i besimit tek fryma e skuadrës dhe punës së pareshtur.
Skuadra e "Bedër" është e vetmja që përfaqesohet në këtë kompeticion prestigjioz nga Shqiperia duke bëre paraqitje mjaft të vlerësuara edhe në 3 vitet e kaluara si dhe duke ngritur traditën e gjyqeve Moot Court në Shqipëri.