Procesi i integrimit në BE në Shqipëri dhe rajon: Roli i OSHC-ve

I ftuari i rradhës nga klubi studentor "Bedër Law Students Association" në kuadër të ciklit “Brownbag Seminars”, ishte Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri Z. Gledis Gjipali. Në një bashkëbisedim me studentët e drejtësisë, Z. Gjipali parashtroi disa nga elementët juridikë që e pengojnë Shqipëri që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

“Ne kemi ecur përpara, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve që kemi pasur, arritja për t’u bërë gati për integrimin është një proces që bëhet avash”, shtoi ndër të tjera Z. Gledis Gjipali. Gjithashtu theksoi se angazhimi dhe kërkimi i së drejtës nga qytetarët shqiptarë është shumë i rëndësishëm për përparimin e vendit tonë. Duke u nisur edhe nga interesi i studentëve të drejtësisë, drejtori EMA-s, shpjegoi edhe elementët me të cilat organizata e tij ndihmonte në procesin e integrimit në BE duke promovuar vlerat demokratike gjatë procesit të hartimit të politikave.

Në fund të takimit studentët ndanë mendimet e tyre dhe parashtruan pyetje në lidhje me procesin e integrimit.