100 Bursa sociale studimi për fëmijët e familjeve në nevojë

100 Bursa sociale studimi për fëmijët e familjeve në nevojë

Fondacioni Arsimor “Hafiz Ali Korça”, fondacion ky i themeluar nga Komunitei Mysliman i Shqipërisë, ofron 100 bursa sociale studimi deri në 100% të tarifës së shkollimit, për të gjithë kandidatët që do të zgjedhin të studiojnë në një nga programet bachelor që Kolegji Universitar Bedër ofron për vitin akademik 2017 – 2018.

Nga këto bursa pritet të përfitojnë dhjetëra kandidatë për studentë, të cilët vijnë nga familje me problematika të ndryshme të sociale dhe që e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet vjetore të studimeve universitare.

Duke qenë se raundi i parë i regjistrimeve për këtë vit akademik, i cili sipas udhëzimit të Ministrsë së Arsimit dhe Sporteve pritet të fillojë më 16 tetor 2017, është mbyllur, këto bursa janë të vlefshme për raundin e dytë të regjistrimeve, raund ky i cili u lejon maturantëve të aplikojnë në portalin e maturës shtetërore nga data 15 deri më 22 shtator 2017.

Menjëherë pas aplikimit në një nga programet e studimit që ky institucion ofron, çdo kandidat për student ka të drejtën e aplikimit për bursë në emailin bursa@beder.edu.al