Drejtuesja e NDI (National Democratic Institute), e ftuar në seminaret Brownbag

Në vijim të takimeve Brownbag Seminars, të klubit studentor “Beder Law Students Association”, sot me datë 25.01.2018 ishte e ftuar znj. Ana Kovacevic, drejtuese e NDI Albania (National Democratic Institute).

Gjatë takimit me studentet e drejtësisë, znj.Kovacevic bëri një prezantim të organizatës për tu fokusuar më pas në një diskutim të hapur me studentët dhe pjesëmarrjen e tyre në politik-bërje dhe vendim-marrje.Temat kryesore që u prekën gjatë takimit ishin angazhimi i grave dhe vajzave në politikë, rritja e rolit të të rinjve në politike si dhe rrugët alternative për rritjen e këtij roli.

Takimi i sotëm ishte një frymëzim për studentët e drejtësisë për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e mëtejshem të demokracisë në vend.