Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve

FILLUAN REGJISTRIMET

29 Gusht – 11 Shtator 2017

Procesi i regjistrimit për raundin e parë të aplikimeve, në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë, fillon ditën e nesërme me datë 29 gusht dhe vazhdon deri më 11 shtator 2017.

Ftojmë të gjithë aplikantët fitues të raundit të parë, të cilët kanë zgjedhur Kolegjin Universitar Bedër për të vazhduar studimet e larta, të paraqiten çdo ditë pranë sekretarisë mësimore të institucionit tone për të vijuar me procesin e regjistrimit.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim vijon si më poshtë:

a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë)

b) Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave.

c) 4 fotografi të vogla personale

d) Raport mjeko – ligjor

Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni në:

Tel: +355673427001 / +35542419222
Email: admissions@beder.edu.al

Ju mirëpresim!