Kolegji Universitar Bedër shpall listat e maturantëve fitues të raundit të parë të aplikimeve për vitin akademik 2017 – 2018

Pas përfundimit të afatit të intervistave, të zhvilluara në çdo program studimi ndërmjet maturantëve aplikantë dhe përfaqësuesve të departamenteve, Bedër shpall listat e fituesve për raundin e parë të aplikimeve në Drejtësi, Shkenca Komunikimi, Shkenca Islame, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Arsim Parashkollor dhe Fillor, Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji, Gjuhë dhe Letërsi Turke.

Njoftojmë të gjithë kandidatët fitues se data 29 gusht 2017 shënon dhe nisjen e rregjistrimit në çdo program studimi ku janë shpallur fitues, ky afat përfundon më 11 shtator, pas kësaj date nuk mund të regjistroheni më.

Dokumentacioni i nevojshëm për rregjistrim vijon si më poshtë:

a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë)

b) Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave.

c) 4 fotografi të vogla personale

d) Raport mjeko – ligjor

Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e bashkëngjitura.

Drejtësi

Shkenca Komunikimi

Shkenca Islame

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Arsim Parashkollor dhe Fillor

Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji

Gjuhë dhe Letërsi Turke

Shënim: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit, por që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose nuk kanë rezultuar fitues, mund të aplikojnë në raundin e dytë, duke përzgjedhur departamentin që duan të studiojnë pranë Kolegjit Universitar Bedër  si një nga 10 preferencat në formularin e aplikimit të raundit të dytë, formular ky i cili plotësohet nga data 15 – 22 shtator 2017.

Kontakt:

Tel: +355673427001 / +35542419222

Email: [email protected]

Ju mirëpresim!