Lista e plotë e raundit të dytë të aplikimeve për vitin akademik 2016 - 2017

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” Bedër njofton të gjithë maturantët të cilët kanë aplikuar për të studiuar në një nga programet tona të studimit se intervistat e pranimit në çdo program do të zhvillohen në datat 4, 5 dhe 6 Tetor 2016.

Secili nga kandidatët duhet të jetë i pajisur me kartën e identitetit në momentin e intervistimit nga komisioni përkatës i departamenteve.

Bashkëngjitur do të gjeni listën e plotë të kandidatëve për student të cilët kanë përzgjedhur SHLP Bedër për të ndjekur studimet e larta.

Procesi i intervistimit nuk ka kosto shtesë.

Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni në faqen zyrtare në rrjetin social facebook ose në numrat e telefonit 069 67 84 014, 067 34 27 001 ose na vizitoni çdo ditë pranë ambienteve të institucionit: Rr.Jordan Misja, Tiranë / Shqipëri.

Ju urojmë suksese të gjithë studentëve.

Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota të aplikimeve:

Departamenti i Shkencave të Komunikimit

Departamenti i Drejtësisë

Departamenti i Shkencave Islame

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze

Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji

Arsim Parashkollor dhe Fillor

Gjuhë dhe Letërsi Turke