Kriteret e reja mbi mënyrën e aplikimit në universitete

Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, referuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, procesi i aplikimit në universitetet publike e private për vitin akademik 2016 – 2017 kalon nëpër tre raunde të cilët vijojnë si më poshtë.

Raundi 1

Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, duke përfshirë edhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit, do të aplikojnë në Portalin e Kandidatit për Student, nëpërmjet formularit të aplikimit, sipas një kalendari të publikuar më parë nga AKP, për të gjitha DAR/ZA-të, nga datat 01 -11 gusht 2016. Kandidatët e raundit të parë  bëjnë 10 përzgjedhje preferencash, ku shënojnë edhe departamentin që duan të studiojnë në Shkollën e lartë Hëna e Plotë Bedër. 

- Nga data 20 deri në 30 gusht 2016, Shkolla e Lartë Hëna e Plotë Bedër, zhvillon procesin e intervistimit me të gjithë kandidatët që janë përzgjedhur për të studiuar në një nga programet tona të studimit.

- Me datë 5 shtator 2016, Shkolla e Lartë Hëna e Plotë Bedër, shpall listat e fituesve në secilin departament për raundin e parë të aplikimit.

- Nga data 13 deri në 20 shtator kandidatët që janë shpalluar fitues paraqiten në sekretarinë mësimore për të kryer regjistrimin online si dhe për të dorëzuar dokumentacionin për regjistrimin përfundimtar.

Raundi 2

Të gjithë kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1Z, por nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshme, dhe kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues apo nuk kanë arritur të regjistrohen, të kryejnë procesin e aplikimit online në raundin e dytë me formularin e aplikimit në Portalin e Kandidatit për Student, sipas një kalendari të publikuar më parë nga AKP, për të gjitha DAR/ZA-të, në datat 23 shtator deri në 1 tetor 2016. Kandidatët e raundit të dytë bëjnë 10 përzgjedhje preferencash, ku shënojnë edhe departamentin që duan të studiojnë në Shkollën e lartë Hëna e Plotë Bedër.

- Në datën 5 tetor 2016, Shkolla e Lartë Hëna e Plotë Bedër, zhvillon procesin e intervistimit me të gjithë kandidatët që janë përzgjedhur për të studiuar në një nga programet tona të studimit.

- Me datë 6 tetor 2016, Shkolla e Lartë Hëna e Plotë Bedër, shpall listat e fituesve në secilin departament për raundin e dytë të aplikimit.

- Nga datë 16 tetor, kandidatët që janë shpalluar fitues paraqiten në sekretarinë mësimore për të kryer regjistrimin online si dhe për të dorëzuar dokumentacionin për regjistrimin përfundimtar, firmosjen e kontratës si dhe pagesën për semestrin e parë të studimeve.

- 16 deri me 20 tetor 2016 sekretaria mësimore do të regjistrojë online dhe me dokumentacion, deri në plotësimin e numrit të kuotave për programin e studimit përkatës, të gjithë kandidatët e tjerë që kërkojnë të regjistrohen.  

- Të gjithë studentët të cilët e kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve bachelor dhe që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet e studimit master që ofron SHLP Hëna e Plotë (Bedër), mund të kontaktojnë në faqen zyrtare në facebook (Universiteti Bedër Faqja Zyrtare), emailin: [email protected] mund të paraqiten çdo ditë pranë sekretarisë mësimore në Bedër ose të kontaktojnë në numrat e telefonit:

+355 67 34 27 001

+355 69 67 84 014