Konferenca Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit.

Konferenca Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit me temë “Sfidat dhe rritja e cilësisë në arsimin e lartë” e organizuar nga Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit pranë Universitetit Hëna e Plotë- BEDËR në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universitetin e Prishtinës, Universitetin “Fatih” në Stamboll dhe Qendrën për Arsim Demokratik, synon të shtrojë për diskutim tema të rëndësishme që lidhin fushën e arsimit të lartë. Konferenca do të mbledhë disa sesione diskutimi, specialist të fushës, akademikë dhe kërkues shkencorë të cilët me punimet e tyre do tu japin përgjigja disa prej sfidave më të rëndësishme që shtrohen për zgjidhje në fushën e arsimit të lartë. Punimet e konferencës do të mbahen në ambientet e Universitetit Hëna e Plotë- BEDËR më datat 22 dhe 23 qershor 2012. Në bazë të të dhënave nga Komiteti organizativ i Konferencës, një numër i konsiderueshëm akademikësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Turqia kanë shprehur interes për të marrë pjesë në konferencë.