Qendra e Këshillimit EduactionUSA takim me studentët e Bedër

Zyra e Planifikimit të Karrierës në bashkëpunim me Qendrën e Këshillimit EduactionUSA, organizuan një prezantim për studentët e Kolegjit Universitar Bedër me temë "LLM Programs in the USA".

Përfaqësuesja e EducationUSA Znj. Aida Hudhri bëri prezantimin e funksioneve të qendrës së tyre, ndërsa Z. Bujar Taho, i diplomuar në Universitetin Pittsburgh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në programin LLM të këtij universiteti u shpjegoi studentëve të departamentit të drejtësisë rreth mundësive që ky program u ofron atyre në jetën e tyre profesionale. Ndërkohë që tregoi për studentët rreth eksperiencës së tij personale, mundësive që Shtetet e Bashkuara i ofrojnë studentëve etj.

Në fund të prezantimit studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje nga afër në lidhje me programet e studimit në SHBA.

Ndërsa Znj. Hudhri i ftoi studentët e Bedër që të vizitonin qendrën e tyre për çdo informacion që mund t’u nevojitet në të ardhmen.