Leksion i Hapur me temë: Web Developers Roadmap

Departamenti i Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit Universitar Bedër, në kuadër të aktiviteteve jashtëkurrikulare të planifikuara për vitin akademik 2020-2021, organizoi Leksionin e Hapur me temë: “Rrugëtimi i një Zhvilluesi/Programuesi në Web, 2021”.

Në këtë Leksion të Hapur u trajtuan tema si:

  • Çfarë është programimi?
  • Bazat e Internetit?
  • Web Programing kundrejt Web Design.
  • Frontend kundrejt Backend
  • Version Control Systems
  • Mjetet dhe njohuritë kryesore të nevojshme për të formuar një karrierë si programues Frontend ose Backend.

Në përfundim të prezantimit pjesëmarrësit paraqitën pyetjet dhe përvojat e tyre në lidhje me këtë fushë.

Ky leksion u organizua nga MSc. Edlir Spaho, ndërsa i ftuari i këtij leksioni ishte MSc. Kristjan Pashollari.