Robert Gajda, i ftuar në Brownbag Seminars

Në kuadër të ciklit “Brownbag Seminars”, z.Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi mbajti një leksion të hapur ku ndau me studentët dhe të pranishmit pikëpamjet rreth temës “Mbrotja nga diskriminimi”.

Gjatë bashkëbisedimit, z. Gajda bëri një analizë të përgjithshme të konceptit të diskriminimit për shkaqe të ndryshme dhe të situatës aktuale në Shqipëri. Ai u ndal në trajtimin e legjislacionit ndërkombëtar dhe veçanërisht atij kombëtar duke analizuar dispozitat e Kushtetutës dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi lidhur me këtë fushë.

Ndër të tjera, ai shpjegoi procedurat që duhet të ndjekë çdo qytetar kur përballet me raste të ndryshme diskriminimi duke theksuar që çdo individ duhet patjetër t’i drejtohet Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në mënyrë që problemet apo konfliktet e ndryshme të mos ngelin pa zgjidhje. Z. Gajda përmendi edhe një shumëllojshmëri masash që janë marrë ndaj subjekteve të ndryshme për shkak të diskriminimit që ka ndodhur ndaj qytetarëve të ndryshëm në fusha të ndryshme sidomos në arsim, shëndetësi dhe punësim. Krahas kësaj, ai evidentoi edhe rolin e madh që ka luajtur dhe do të luajë shoqëria në reduktimin sa më të madh të këtij problemi.

Aktiviteti vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga studentët dhe të pranishmit.