Bachelor në Drejtësi

 

Rreth programit
 
Programi i Studimeve të Ciklit të Parë në Drejtësi parashtron një arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në fushën e drejtësisë. Ky program i ofron studentëve mundësi të përgatiten për pjesëmarrje aktive dhe efektive si profesionistë në: këshillime ligjore, mbrojtje dhe vendim-marrje si dhe në sfera të tjera profesionale qofshin ato në fushën penale, publike apo civile. Studentët inkurajohen të studiojnë drejtësinë dhe institucionet ligjor si pjesë integrale e sistemeve shoqërore dhe politiko-ekonomike.
 
Misioni
 
Misioni i Departamentit të Drejtësisë është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e drejtësisë, që do të mund t’i shërbejnë institucioneve publike, private dhe të biznesit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Filozofia jonë mbështetet në vlerat universale të së drejtës, etikën profesionale, zhvillimin e aftësive praktike, me qëllim vendosjen në jetë të projekteve që i shërbejnë individëve dhe shoqërisë në tërësi.
 
Vizioni
 
Paraqitja para studentëve programe  të kompletuara me të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë akademike dhe  profesionale në fushën e drejtësisë , duke u  mbështetur  në baza të etikës profesionale, për te zhvilluar mendimin kritik tek studentet dhe për t’i bërë ata të kuptojnë rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri.
 
 
Objektivat e programit të ciklik të parë, Bachelor në Drejtësi
  1. Përvetësimi i koncepteve bazë juridike dhe përdorimi i tyre me efikasitet
  2. Njohja me institutet e së drejtës në Shqipëri dhe në Evropë
  3. Përvetësimi i aftësive ligjore
  4. Njohja, zhvillimi dhe ndryshimet ndërmjet sistemit Common Law dhe Civil Law
  5. Familjarizimi i studentëve me përgjegjësinë etike dhe profesionale
  6. Njohja me kushtet sociale, ekonomike, historike, politike dhe filozofike që kanë ndikuar ne sistemin e drejtësisë në Shqipëri si dhe njohja e faktorëve dhe vlerave qe kanë ndikuar në formësimin e së drejtës
  7. Njohja me faktin që ligji (e drejta) bazohet në sisteme te ndryshme vlerash të cilat janë vazhdimisht në ndryshim
  8. Integrimi i teorikes, praktikës dhe politikave te ndryshme në mënyrë qe studentët të kuptojnë mënyrën e funksionimit të ligjit
  9. Njohja e studentëve me faktin që e drejta është vetëm një pjesë e sistemit të dijes dhe ofrimi i mundësive për të përvetësuar njohuri nga disiplina të ndryshme në mënyrë që të jenë të aftë për tu përshtatur me tregun e punës
  10. Krijim i parakushteve për zhvillim të vazhdueshëm si rezultat i ofrimit të programeve shumë cilësore dhe konkurrente në tregun e dijes
  11. Të kuptuarit dhe ndërgjegjësimi me të mësuarit gjatë gjithë jetës në mënyrë që ti përshtaten tregut të punë
  12. Zhvillim i bashkëpunimit me të gjitha institucionet që janë të kyçura në mënyrën e funksionimit të sistemit juridik të vendit duke i përfshirë këtu si organet shtetërore ashtu edhe departamenteve tjera juridike në vend.
  13. Përcjellja e trendëve në fushën e shkencës dhe praktikës së jurisprudencës

 

Rezultatet e programit Bachelor në Drejtësi

Të diplomuarit në e ciklit të parë të studimeve, Bachelor në Drejtësi do të jenë në gjendje të:

  1. Kuptojnë parimet fondamentale të sistemeve te drejtësisë dhe ndryshimet ndërmjet tyre
  2. Kuptojnë konceptet dhe terminologjinë ligjore ne fushën substantivë dhe procedurale te ligjit
  3. Analizojnë, arsyetojnë dhe te flasin duke përdorur terminologjinë e saktë ligjore
  4. Bëjnë kërkime shkencore juridike ne fusha të ndryshme të ligjit
  5. Angazhohen në analiza ligjore nëpërmjet rasteve të ndryshme ligjore
  6. Kuptojnë, historikun, qëllimin, strukturën, rregullat dhe përgjegjësitë e subjekteve juridike dhe fizike
  7. Zhvillojnë mendimin kritik nëpërmjet leximit dhe analizimit të materialeve ligjore
  8. Kuptojnë ndryshimin ndërmjet së drejtës procedurale dhe asaj substanciale
  9. Demonstrojnë aftësi solide në parimet e së drejtës si dhe në zbatueshmerinë e ligjit
  10. Zbatojnë ligjin me profesionalizëm dhe etike duke respektuar integritetin personal
  11. Kuptojnë ligjin si profesion publik dhe rëndësinë e ofrimit të shërbimeve ndaj komunitetit
  12. Kuptojnë klasifikimin e krimeve dhe rrezikshmërinë e tyre
  13. Krahasojnë ligjin penal dhe civil të Shqipërisë me atë të vendeve Europian
  14. Kuptojnë rolin dhe funksionin e aktorëve kryesorë ne procesin penal dhe civil
  15. Përshtaten me tregun e punës si pasojë e globalizimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.
 
 
Mundësite e Punësimit
 
Studenti mund të punojë si:
  • specialist në institucionet e administratës publike (qendrore/vendore)
  • specialist në institucione nderkombëtare
  • specialist\konsulent ligjor në sektorin privat
  • asistent avokat\asistent noter si dhe kualifikim për pjesmarje në provimin e avokatisë
  • asistent kërkimor\mësimor pranë IAL

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 LAW 101 Filozofi e së Drejtës Albanian A 48 78 3.00 5
2 LAW 103 Histori e Institucioneve Albanian A 48 82 3.00 5
3 LAW 113 E Drejtë Romake Albanian B 48 73 3.00 5
4 LAW 111 E Drejta Publike Albanian B 48 77 3.00 5
5 ALB 101 Gjuhë Shqipe I Albanian C 64 64 4.00 5
6 EFL 101 Anglisht I English E 80 45 5.00 5
Gjithsej 336 419 21 30

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 LAW 102 Historia e Shtetit dhe së Drejtës Albanian A 48 77 3.00 5
2 LAW 104 Shkrim dhe Arsyetim Ligjor, Teknikë Legjislative Albanian A 48 77 3.00 5
3 LAW 112 E Drejtë Kushtetuese Albanian B 48 77 3.00 5
4 LAW 122 E Drejtë Civile I Albanian B 64 61 3.50 5
5 ECO 104 Ekonomi Politike Albanian C 48 78 3.00 5
6 ALB 102 Gjuhë Shqipe II Albanian C 64 62 4.00 5
Gjithsej 320 432 19.5 30

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 LAW 205 Legal English English E 48 77 3.00 5
2 LAW 221 E drejta e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Albanian B 80 70 4.00 6
3 LAW 223 E Drejtë Civile II Albanian B 64 63 3.50 5
4 LAW 225 E Drejta Familjare Albanian B 48 68 3.00 5
5 LAW 231 E Drejtë Penale, Pjesa e Përgjithshme Albanian B 64 65 3.50 5
6 Albanian Elective Albanian D 0 0 3.00 4
Gjithsej 304 343 20 30

Semestri

4

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 LAW 212 Human Rights English A 48 52 3.00 4
2 LAW 214 International Public Law English B 48 77 3.00 5
3 LAW 216 E Drejtë Administrative Albanian B 80 72 4.00 6
4 LAW 222 E drejta e detyrimeve Albanian B 80 72 4.00 6
5 LAW 232 E Drejta Penale, Pjesa e Posacme Albanian B 64 63 3.50 5
6 Albanian Elective Albanian D 0 0 3.00 4
Gjithsej 320 336 20.5 30

Semestri

5

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 LAW 311 The European Union Law English B 48 77 3.00 5
2 LAW 321 E Drejta Tregtare Albanian B 80 72 4.00 6
3 LAW 331 Procedurë Penale Albanian B 80 72 4.00 6
4 LAW 333 Kriminologji/Penologji Albanian B 48 77 3.00 5
5 LAW 303 Law and Psychology Albanian, English A 48 52 3.00 4
6 English Elective English D 0 0 3.00 4
Gjithsej 304 350 20 30

Semestri

6

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 LAW 322 Procedurë Civile Albanian B 80 71 4.00 6
2 LAW 324 International Private Law English B 48 77 3.00 5
3 LAW 302 Punimi i Diplomës Albanian, English F 32 53 1.00 7
4 LAW 320 E Drejta Financiare Albanian B 48 56 3.00 4
5 Albanian Elective Albanian D 0 0 3.00 4
6 English Elective English D 0 0 3.00 4
Gjithsej 208 257 17 30

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
LAW 204 Sociology of Law English D 48 53 3.00 4
LAW 206 Law and Politics English D 48 53 3.00 4
LAW 224 E Drejta Agrare Albanian D 48 52 3.00 4
LAW 228 Pronësi Intelektuale Albanian D 48 53 3.00 4
LAW 338 Kriminalistikë Albanian D 48 53 3.00 4
LAW 301 Comparative Legal System English D 48 53 3.00 4
LAW 306 Albanian Law and EU English D 48 53 3.00 4
LAW 313 Comparative Constitutional Law English D 48 53 3.00 4
LAW 323 E Drejta Bankare Albanian D 48 63 3.00 4
LAW 326 Comparative Private Law English D 32 72 2.00 4
LAW 328 E Drejtë e Konsumatorit Albanian D 48 52 3.00 4
LAW 332 International Criminal Law English D 48 58 3.00 4
LAW 334 E Drejta Penale Evropiane Albanian D 48 53 3.00 4
LAW 336 Comparative Criminal Law English D 48 53 3.00 4
LAW 202 Barazia Gjinore dhe Ligji Albanian D 48 52 3.00 4
LAW 325 E Drejtë e Falimentimit Albanian B 48 52 3.00 4
EFL 103 Anglisht e Avancuar I English E 80 51 5.00 5
PLS 101 Hyrje në Shkencat Politike Albanian C 48 77 3.00 5