Advokim për ndryshim: Ndihma juridike falas për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe grupet në nevojë”

Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” organizoi Forumin e Hapur me temë “Advokim për ndryshim: Ndihma juridike falas për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe grupet në nevojë”, i cili zhvillohet në zbatim të projektit “Rritja e kapaciteteve për ofrimin e ndihmës juridike falas për viktimat e krimit dhe individë të tjerë vulnerabël nëpërmjet fuqizimit të profesionistëve të ligjit dhe avokatisë “pro bono”, si pjesë e Projektit “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri”, i cili po zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).

Ky aktivitet u zhvillua edhe në kuader të fillimit të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” me përfaqësues të Insitucioneve partnere, përfaqësues të lartë të Donatorëve dhe Organizatave Ndërkombëtare, Institucione të Pavarura, Organizata të Shoqërisë Civile dhe avokatë me kontribute në shërbimin ligjor falas.

Aktiviteti filloi me ndarjen e disa mesazheve për kauzën, si dhe dhe vijoi me një forum të hapur diskutimesh me fokus të veçantë në shërbimin ligjor “Pro Bono”, disa eksperienca pozitive dhe sfidat e hasura në trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore.

Ky forum sherbeu edhe si një reflektim për të përmirësuar mbrojtjen e viktimave, aksesin në drejtësi dhe sherbime të tjera të përshtatura me nevojat e tyre.