Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, edhe këtë vit fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin “Gjyq Stimulues i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”

Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, edhe këtë vit fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin “Gjyq Stimulues i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, organizuar nga Qendra Evropiane dhe Civil Rights Defenders në Shqipëri.

Juela File, Anxhela Spasi, Esmaja Visha, Fjona Hysenllari, Mikel Merizaj nën udhëheqjen e lektoreve Fioralba Markja dhe Erisa Datja janë studentët e kualifikuar për në fazën gjysmë-finale, si 5 më të mirët pas konkurrimit me universitetet e tjera në rang vendi.

Qëllimi i projektit është të ndihmojë studentët të vendosin në praktikë dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht mbi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut.

Ditën e premte u zhvillua faza gjysmëfinale e konkursit, në të cilën u përballën 6 skuadra, ku Kolegji Universitar Bedër fitoi përballjen me universitetin “Aleksandër Xhuvani “Elbasan.

I urojmë suksese studentëve tanë!