Studentët e Kolegjit Universitar “Bedër” përfaqësuan Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale ne Hagë.⚖️

Studentët e Kolegjit Universitar “Bedër” përfaqësuan Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale ne Hagë.⚖️

Studentët tanë përfaqësuan Shqipërinë për herë të shtatë në Gjygjin Simulues të organizuar nga Universiteti i Leiden, Hollandë, në partneritet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale “ICC” dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Avokatisë “IBA”.

Studentet Aisha Morina, Esmeralda Ibra dhe Juela File së bashku me lektoret Fioralba Markja dhe Erisa Datja ishin pjesë e ekipit garues në këtë konkurs ndërkombëtar.

Konkursi i simulimit gjyqësor i Gjykatës Ndërkombetare Penale u zhvillua në datat 1 - 9 qershor, 2023 në Hagë, Holandë.

Ky konkurs mirepret universitete nga e gjithë bota, që sjellin një nivel të lartë të debatit, duke simuluar punimet e Gjykatës Nderkombëtare Penale.

Konkursi konsiston në një program të ngjeshur arsimor dhe social, prej shtatë ditësh, duke sjellë së bashku studentë me prejardhje dhe kultura të ndryshme në Hagë për të sfiduar aftësitë e tyre si avokatë të ardhshëm ndërkombëtarë.

Raundi perfundimtar u zhvillua në një sallë gjyqi aktuale me trup gjykues konkret të Gjykatës Ndërkombetare Penale.

Konkursi përfshin bashkëpunimin me gjyqtarë nga gjykata nderkombetare, profesorë të së drejtës ndërkombëtare (penale) dhe profesionistë të tjerë ligjorë.

Ky rrjet e bën konkursin një simulim real të seancave që zhvillohen në Gjykatë.

90 ekipe nga 60 vende të ndryshme të botës ishin pjesë në edicionin e vitit 2023.

Ju urojmë suksese studentëve tanë!⚖️👏🏻
See you soon 😌
@aishamorina @juelafile @esmi_ibra01
@universitetibeder