Rreth Departamentit

 
 
Përgjegjës i Departamentit
 
Dr. Ferdinand Xhaferaj [email protected]
 
E-maili i Departamentit
 
law.beder.edu.al


Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër është pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë. Në përputhje me “Ligjin mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” Nr. 9741, datë 21.05.2007, i ndryshuar me ligjin nr. 10307, datë 22.07.2010 “Për Disa Ndryshime dhe Shtesa në Ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në licencën e dhënë me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 286, datë 6.4.2011, “Për licencimin e Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë “Hëna e plotë” (Bedër), departamenti i Drejtësisë, operon si njësi bazë mësimore-kërkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene në disiplinën e shkencave juridike, në përputhje me “Ligjin mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
 
Në këtë kuadër, departamenti nxit, bashkërendon dhe administron veprimtaritë e mësimdhënies dhe veprimtaritë kërkimore, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik dhe të drejtën e tij për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare të departamentit.
 
Programi i integruar i ciklit të dytë në Drejtësi, i cili është projektuar në përputhje me parimet e  procesit të Bolonjës, ju ofron studenteve një përgatitje interdispilinare ne fushën e drejtësise,  duke kontribuar ne  krijimin e një horizonti intelektual dhe profesional të tyre, si dhe duke  parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe perspektive në  fushën e drejtësisë dhe të kontekstit të saj social.
 
Departamenti i Drejtësisë parashtron arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar, të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale dhe akademike në fusha të ndryshme të së drejtës, si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat.

Departamenti ofron programe studimi të integruar të ciklit të dytë dhe master, konkretisht:  
    
  • Drejtësi (5 vjeçar)
  • Master i Shkencave në Drejtësi: Profili / E drejta Ndërkombëtare
  • Master i Shkencave në Drejtësi: Profili / E drejta Penale
 
Misioni
 
Misioni i Departamentit të Drejtësisë është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e drejtësisë, që do të mund t’u shërbejnë institucioneve publike, private dhe të biznesit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Filozofia jonë mbështetet në vlerat universale të së drejtës, etikën profesionale, zhvillimin e aftësive praktike, me qëllim vendosjen në jetë të projekteve që i shërbejnë individëve dhe shoqërisë në tërësi.
 
Vizioni
 
Paraqitja para studentëve programe  të kompletuara me të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë akademike dhe  profesionale në fushën e drejtësisë , duke u  mbështetur  në baza të etikës profesionale, për te zhvilluar mendimin kritik tek studentet dhe për t’i bërë ata të kuptojnë rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri.
 
Mundësitë e Punësimit
 
Programet e studimit të ofruara nga ana e Departamentit të Drejtësisë janë në përputhje të plotë qoftë me kërkesat aktuale të tregut të punës, ashtu edhe me zhvillimet e pritshme të ekonomisë shqiptare si një ekonomi në zhvillim, e cila synon integrimin në tregun unik europian. Kurrikulat bashkëkohore synojnë të përgatisin:
 
  • Jurist\specialist në institucionet e administratës publike (qendrore/vendore).
  • Jurist\specialist në institucione nderkombëtare.
  • Jurist\specialist\konsulent ligjor në sektorin privat.
  • Asistent avokat\asistent noter si dhe kualifikim për pjesmarje në provimin e   avokatisë.
  • Asistent kërkimor\mësimor pranë IAL.
 

Anëtarët e Këshillit të Departamentit të Drejtësisë:

Nr. Titulli / Grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Dr. Ferdinand Xhaferaj fxhaferaj@beder.edu.al
2 Prof. Dr. Ferdinand  Gjana [email protected]
3 Dr.  Nertil Berdufi nberdufi@beder.edu.al
4 Dr. Gentian Skara gskara@beder.edu.al
5 Dr. Ilirjana Kaceli ikaceli@beder.edu.al
6 Msc. Surja Shehi sshehi@beder.edu.al
7 Msc. Ermira Bushi ebushi@beder.edu.al
8 Msc. Aranit  Qinami [email protected]
9 Msc. Ermira  Shkreta [email protected]