Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër renditet i dyti në Shqipëri nga Nica.team

Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër renditet i dyti në Shqipëri nga Nica.team

Kjo renditje u bë duke u bazuar në arritjet e Departamentit të Drejtësisë dhe performancën e shkëlqyer nga pjesëmarrja e studentëve në konkurset më të mëdha ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, si: The Philip C. Jessup International Law; ICC Moot Court Competition, Nuremberg Moot Court.

Nica.team është një konsorcium për të promovuar garat e gjyqeve në mbarë botën dhe për të nderuar të gjithë ata që marrin pjesë, organizojnë, gjykojnë ose sponsorizojnë garat e gjyqit.

Të dhënat e mbledhura nga pjesëmarrjet në konkurse ndërkobëtare analizohen nga Nica.team dhe më pas krahasojnë fakultetet apo departamentet e drejtësisë dhe nxjerrin në pah aftësinë e tyre.