European Academy 2023" Joint Center for Albania-Serbia Relations

Në datat 10-13 maj u zhvillua “European Academy 2023" Joint Center for Albania-Serbia Relations" e organizuar nga AIIS dhe European Movement Serbia, në të cilën morën pjesë studentë të Departamentit të Drejtësisë.

Në këtë aktivitet u trajtuan çështjet me fokus rëndësinë e marrëdhënieve ndërkombëtare Shqipëri-Serbi në sytë e publikut shqiptar, si e komplikojnë problemet e statusit integrimin e WB në BE, ndikimi i fuqisë së tretë në rajonin tonë si dhe një këndvështrim analitik mbi "Open Ballkan".