Jessup Public Pleading

Studentët e Departamentit të Drejtësisë, pjesëmarrës në Kompeticionin Ndërkombëtar “Philip C. JESSUP International Law Moot Court Competition”, organizuan “Public Pleading” në kuadër të fazës përgatitore të raundeve ndërkombëtare në Washington DC.

Aktiviteti konsistoi në një inskenim të çështjes me të cilën grupi i studentëve të drejtësisë të përbërë nga: Albi Çela, Anjest Agushi, Ornela Bego, Thoma Kristo dhe Ermelinda Gjeci përfaqësuan Shqipërinë në këtë edicion të kompeticionit.

Të gjendur përballë gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, studentët parashtruan  argumentat e përgatitura rreth “Case Concerning the Egart and the Ibra” që përfshin tema nga vlefshmëria e një vendimi arbitrazhi ndërshtetëror, sovraniteti, cënimi i ujërave territoriale, regjimi i carmatosjes bërthamore, përdorimi i forcës, e drejta humanitare ndërkombetare etj.

Me këtë aktivitet u synua jo vetëm ndërgjegjësimi i studentëve të tjerë të departamentit të drejtësisë rreth kompeticionit në fjalë, por edhe angazhimi i tyre në projekte të tjera të ngjashme.