Beder Law Blog

Hyrja në fuqi e ndryshimit të parë lidhur me Hartën e re Gjyqësore: Krijimi i një Gjykata të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Autorët: PhDc. Fioralba Markja dhe Msc Erisa Datja

Më 22 korrik 2016, u miratua një paketë prej shtatë ligjesh të reformës në drejtësi, të cilat synonin rritjen e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe përmirësimin e cilësisë dhe efiçencës së shërbimeve në gjyqësor. Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, parashikon që Këshilli i Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë të përgatisë një propozim të përbashkët për hartën e re gjyqësore, i cili miratohet më pas nga Këshilli i Ministrave.

Legjislacioni i ri prezantoi qasje novatore në shpërndarjen tokësore të gjykatave, duke përcaktuar parime dhe kritere të reja të konfigurimit të hartës së re gjyqësore. Në përfundim të vitit 2021 u prezantua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) një propozim “Një Hartë e re gjyqësore për Shqipërinë”. Ky propozim u miratua me VKM 495/2022 “Për Riorganizimin e Rretheve Gjyqësore dhe Kompetencave Tokësore të Gjykatave”, si më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm 

Selia

Kompetenca tokësore

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat

Berat

Berat, Dimal, Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër

Peshkopi

Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Durrës

Durrës, Shijak, Kavajë dhe Rrogozhinë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

Elbasan

Elbasan, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd dhe Përrenjas

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier

Fier

Fier, Patos, Roskovec, Lushnjë, Divjakë dhe Mallakastër

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër

Gjirokastër

Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë dhe Dropull;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë

Lezhë

Lezhë, Mirditë dhe Kurbin

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë

Korçë

Korçë, Maliq, Pustec, Kolonjë, Devoll dhe Pogradec;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës

Kukës

Kukës, Has dhe Tropojë;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë

Sarandë

Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër

Shkodër

Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arës;

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Tiranë

Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë

Vlorë

Vlorë, Selenicë dhe Himarë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë 

Tiranë

gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë

Gjykatat Administrative të shkallës së parë

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

Tiranë 

Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Dibër,Elbasan, Lezhë dhe Korçë

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë

Lushnje

Berat, Fier, Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë

 

Ndryshimet e reja kanë si synim kryesor korrigjimin e tre problemeve ekzistuese: 

1. Nivelin analitik jo të mirë, ose minimal, mbi bazën e të cilit merreshin vendimet për hartën ekzistuese gjyqësore, si pasojë e boshllëqeve ligjore në legjislacion,

2. Burimet e kufizuara financiare, pjesërisht nga prirjet e Ministrisë së Financave për të vënë veton, sa u përket nismave të përqendruara në rishikimin e hartës gjyqësore.

3. Nevojën për të bërë një përafrim më të mirë me praktikat më të mira evropiane të legjislacionit dhe procedurave në lidhje me hartën gjyqësore.

 

Harta gjyqësore mund të rishikohet periodikisht, në bazë të vlerësimeve të bëra nga KLGJ-ja çdo 5 vjet. KLGJ-ja duhet ta monitorojë vazhdimisht ngarkesën e gjykatave dhe numrin e çështjeve për gjyqtar dhe rezultatet duhet t’i publikojë çdo vit.

Me datë 1 shkurt 2023 hyri në fuqi ndyshimi i parë në lidhje me gjykatat e Apelit të cilat nga 6 gjykata ne rrang kombëtar u shkrin në 1 te vetme. 

Bazuar në VKM 495/2022 pritet qe në vijimësi situata e 22 gjykatave të rrethit në shkallë të parë që janë aktualisht të ulet në 12 dhe gjykatave administrative në shkallë të parë që sot janë 6 të ulen në 2 në rang kombëtar.

Mbetet për tu pare nëse harta e re gjyqësore do të adresojë korrigjimin e tre problemeve ekzistuese.