Kroaci, zhvillohet "Erasmus+ Non-teaching Staff Week 2021"

Nё kuadёr tё programeve tё mobilitetit Erasmus+ KA 107, koordinatorja e Zyrёs sё Marrёdhёnieve me Jashtё pranё Kolegjit Universitar Bedër, Dr. Ana Uka mori pjesё nё Erasmus+ Non-teaching Staff Week 2021, tё organizuar nga Kolegji i Shkencave tё Aplikuara “Lavoslav Ruzicka” (VEVU) nё Kroaci, gjatё periudhёs 7-11 qershor.

Qёllimi i kёtij programi ishte njohja mё nga afёr me universitetin mikpritёs dhe pёrfaqёsues tё universiteteve tё tjera partnere nga rajoni dhe mё gjerё nёpёrmjet takimeve dhe prezantimeve rreth programeve tё studimit nga çdo universitet pjesёmarrёs. Gjatё kёtyre takimeve u diskutuan mundёsitё pёr bashkёpunim edhe me universitete tё tjera si nё fushёn e edukimit, biznesit apo shkencave kompjuterike, si dhe vazhdimёsinё e bashkёpunimit me VEVU, me qёllim realizimin e shkёmbimit tё stafit dhe studentёve tё drejtёsisё gjatё vitit tё ardhshёm akademik.