Simpozium me temë "Projekti Europian dhe Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian"

Kolegji Universitar Bedër organizoi simpoziumin me temë "Projekti Europian dhe Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. 
Në kë simpozium folësit kryesorë ishin rektori i Kolegjit Universitar Prof. Dr. Gjergj Sinani dhe Phd. Ines Stasa.
Në fjalën e tij, Rektori i Kolegjit Universitar Prof. Dr. Gjergj Sinani diskutoi mbi nocionin e fjalës Europë sipas mitologjise Greke dhe gjatë periudhës së mesjetës. Me pas, Prof. Dr Sinani theksoi qe projekti Europian e ka zanafillin që në vitin 1693 me idete e William Penn. Gjatë fjalës së tij u ndal edhe ne projektin Europian sipas filozofit Bentham apo Emanuel Kant.
Ndërsa fjalën e saj, znj. Stasa u fokusua në procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Znj. Stasa nënvizoi rendësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe listoi disa nga sfidat me të cilat po përballët Shqipëria si: korrupsioni, shteti i së drejtës, largimi i të rinjve etj.
Simpoziumi u mbyll me një seancë pyetje - përgjigje.