Zhvillohet Gjyqi Simulues i Gjykatës Europiane të Bashkimit Europian

Kolegji Universitar Bedër në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) zhvilluan Gjyqin Simulues të Gjykatës Europiane të Bashkimit Europian. 
Qëllimi i këtij gjyqi simulues ishte rritja e njohurive teorike dhe praktike të pjesëmarrësve mbi funksionimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian si dhe përmirësimin e aftësive  analitike dhe juridike të pjesëmarrësve.
Në gjyqin simulues, ku u trajtua një rast fiktiv në lidhje me të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve bazuar në legjislacionin e BE-së, u përfshinë 17 studentë, duke marrë përsipër rolet përkatëse si Avokatë të Viktimës, Agjentë Qeveritarë, Avokati i Përgjithshëm, Gjyqtarë.
Përgjatë aktivitetit pjesëmarrësit vërejtën rregullat procedurale të seancave të GJED gjatë përgatitjes me shkrim, parashtrimit të argumenteve gojarisht, si dhe përgjigjet gjatë seancës. Trupa gjyqësore, pasi dëgjoi parashtrimet e avokatëve të viktimës dhe agjentëve qeveritarë mbi çështjen, vendosi ti japë palës statusin e refugjatit duke e bazuar vendimin përfundimtar jo vetëm në legjislacionin europian, por edhe praktikat e mëparshme të vetë gjykatës.
Në përmbyllje të aktivitetit u shpërndanë edhe katër certifikata për perfomancat më të mira, ku studentët u vlerësuan në bazë të disa kritereve si, përgatija dhe parashtrimi i argumenteve, por edhe mbi respektimin e procedurave dhe sjelljes përgjatë seancës.