Bachelor në Drejtësi

 

Rreth programit
 
Programi i Studimeve të Ciklit të Parë në Drejtësi parashtron një arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në fushën e drejtësisë. Ky program i ofron studentëve mundësi të përgatiten për pjesëmarrje aktive dhe efektive si profesionistë në: këshillime ligjore, mbrojtje dhe vendim-marrje si dhe në sfera të tjera profesionale qofshin ato në fushën penale, publike apo civile. Studentët inkurajohen të studiojnë drejtësinë dhe institucionet ligjor si pjesë integrale e sistemeve shoqërore dhe politiko-ekonomike.
 
Misioni
 
Misioni i Departamentit të Drejtësisë është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e drejtësisë, që do të mund t’i shërbejnë institucioneve publike, private dhe të biznesit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Filozofia jonë mbështetet në vlerat universale të së drejtës, etikën profesionale, zhvillimin e aftësive praktike, me qëllim vendosjen në jetë të projekteve që i shërbejnë individëve dhe shoqërisë në tërësi.
 
Vizioni
 
Paraqitja para studentëve programe  të kompletuara me të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë akademike dhe  profesionale në fushën e drejtësisë , duke u  mbështetur  në baza të etikës profesionale, për te zhvilluar mendimin kritik tek studentet dhe për t’i bërë ata të kuptojnë rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri.
 
 
Objektivat e programit të ciklik të parë, Bachelor në Drejtësi
  1. Përvetësimi i koncepteve bazë juridike dhe përdorimi i tyre me efikasitet
  2. Njohja me institutet e së drejtës në Shqipëri dhe në Evropë
  3. Përvetësimi i aftësive ligjore
  4. Njohja, zhvillimi dhe ndryshimet ndërmjet sistemit Common Law dhe Civil Law
  5. Familjarizimi i studentëve me përgjegjësinë etike dhe profesionale
  6. Njohja me kushtet sociale, ekonomike, historike, politike dhe filozofike që kanë ndikuar ne sistemin e drejtësisë në Shqipëri si dhe njohja e faktorëve dhe vlerave qe kanë ndikuar në formësimin e së drejtës
  7. Njohja me faktin që ligji (e drejta) bazohet në sisteme te ndryshme vlerash të cilat janë vazhdimisht në ndryshim
  8. Integrimi i teorikes, praktikës dhe politikave te ndryshme në mënyrë qe studentët të kuptojnë mënyrën e funksionimit të ligjit
  9. Njohja e studentëve me faktin që e drejta është vetëm një pjesë e sistemit të dijes dhe ofrimi i mundësive për të përvetësuar njohuri nga disiplina të ndryshme në mënyrë që të jenë të aftë për tu përshtatur me tregun e punës
  10. Krijim i parakushteve për zhvillim të vazhdueshëm si rezultat i ofrimit të programeve shumë cilësore dhe konkurrente në tregun e dijes
  11. Të kuptuarit dhe ndërgjegjësimi me të mësuarit gjatë gjithë jetës në mënyrë që ti përshtaten tregut të punë
  12. Zhvillim i bashkëpunimit me të gjitha institucionet që janë të kyçura në mënyrën e funksionimit të sistemit juridik të vendit duke i përfshirë këtu si organet shtetërore ashtu edhe departamenteve tjera juridike në vend.
  13. Përcjellja e trendëve në fushën e shkencës dhe praktikës së jurisprudencës

 

Rezultatet e programit Bachelor në Drejtësi

Të diplomuarit në e ciklit të parë të studimeve, Bachelor në Drejtësi do të jenë në gjendje të:

  1. Kuptojnë parimet fondamentale të sistemeve te drejtësisë dhe ndryshimet ndërmjet tyre
  2. Kuptojnë konceptet dhe terminologjinë ligjore ne fushën substantivë dhe procedurale te ligjit
  3. Analizojnë, arsyetojnë dhe te flasin duke përdorur terminologjinë e saktë ligjore
  4. Bëjnë kërkime shkencore juridike ne fusha të ndryshme të ligjit
  5. Angazhohen në analiza ligjore nëpërmjet rasteve të ndryshme ligjore
  6. Kuptojnë, historikun, qëllimin, strukturën, rregullat dhe përgjegjësitë e subjekteve juridike dhe fizike
  7. Zhvillojnë mendimin kritik nëpërmjet leximit dhe analizimit të materialeve ligjore
  8. Kuptojnë ndryshimin ndërmjet së drejtës procedurale dhe asaj substanciale
  9. Demonstrojnë aftësi solide në parimet e së drejtës si dhe në zbatueshmerinë e ligjit
  10. Zbatojnë ligjin me profesionalizëm dhe etike duke respektuar integritetin personal
  11. Kuptojnë ligjin si profesion publik dhe rëndësinë e ofrimit të shërbimeve ndaj komunitetit
  12. Kuptojnë klasifikimin e krimeve dhe rrezikshmërinë e tyre
  13. Krahasojnë ligjin penal dhe civil të Shqipërisë me atë të vendeve Europian
  14. Kuptojnë rolin dhe funksionin e aktorëve kryesorë ne procesin penal dhe civil
  15. Përshtaten me tregun e punës si pasojë e globalizimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.
 
 
Mundësite e Punësimit
 
Studenti mund të punojë si:
  • specialist në institucionet e administratës publike (qendrore/vendore)
  • specialist në institucione nderkombëtare
  • specialist\konsulent ligjor në sektorin privat
  • asistent avokat\asistent noter si dhe kualifikim për pjesmarje në provimin e avokatisë
  • asistent kërkimor\mësimor pranë IAL

Plani Mësimor

Bachelor në Drejtësi