TË REJA Aplikimet për Raundin e Parë Bedër diplomon brezin e 9-të të studentëve “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” Studentët e Drejtësisë organizojnë "Gjyqin Simulues" BURSAT E STUDIMIT 2022-2023 PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS + "Bedër", marrëveshje me Fondacionin "Halimi Foundation Institute" KALENDARI I AKTIVITETEVE 04MAJ Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe Impakti i së Drejtës së Bashkimit Europian në Legjislacionin Shqiptar 03MAJ Xhenis Kllogjri merr pjesë në simulimin e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. 04SHK “Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020” 29JAN A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë? 18DHJ “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik” 17DHJ Bedër Alumni Awards 2020 16DHJ “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve Historia e medias dhe transformimet mediatike Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022 Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 04MAJ Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe Impakti i së Drejtës së Bashkimit Europian në Legjislacionin Shqiptar Përgjegjësi i Departamentit Dr. Gentjan Skara ishte i ftuar për të mbajtur një leksion me titull “Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe Impakti i së Drejtës së Bashkimit Europian në Legjislacionin Shqiptar” në trajnimin fillestar të asistent avokatëve pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë. Dr. Genti shpjegoi shkurtimisht marrëdhënien e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe me pas u u fokusua në detyrimin e përafrimit të legjislacionit dhe impaktin që e drejta e Bashkimit Europian ka në legjislacionin shqiptar në fazën e para anëtarësimit. Leksioni u zhvillua gjatë javës së XIV-të e trajnimit fillestar të asistent avokatëve, 2-7 Maj 2022. Ky trajnim u zhvillua në kuadër të Qendrës së Ekselencës së BE-së, Erasmus+ Jean Monnet Zgjerimi i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor 610495-EPP-1-2019-1-AL-EPPJMO-CoE, implementimi i cilit bëhet dhe nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA). 03MAJ Xhenis Kllogjri merr pjesë në simulimin e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Xhenisi Kllogjri, studentent i programit Master i Shkencave në Drejtësi, profili e drejtë ndërkombëtare, morri pjesë në simulimin e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Xhenisi përfaqësoi Meksikën dhe së bashku me 14 delegated e tjere diskutuan krizën e refugjatëve në afganistan, të drejtat e njeriut dhe shkeljen e së drejtës ndërkombëtare. Në përfundim, delegatët deshironin miratimin e një resolute por Rusia përdori të drejtën e vetos dhe për rrjedhojë rezoluta nuk kaloi. I urojmë suksese të mëtejshme Xhenisit 04SHK “Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020” Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizon Workshop-in Online me temë: “Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020”. Disa nga temat që do të diskutohen në këtë workshop janë: • Ecuria e borxhit të jashtëm gjatë këtyre 5 viteve; • Si kanë ndikuar PPP në ekonominë shqiptare dhe në rritjen e borxhit? • Cila ka qenë efiçenca e menaxhimit të PPP? Referues do të jenë: • Dr. Ndriçim Ciroka - Përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit, Bedër; • Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani - Dekane e Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit, Bedër; • Eduina Maksuti – Lektore pranë Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit, Bedër; • Irina Canco – Lektore në Universitetin Europian të Tiranës; • Uran Derri - Specialist ekonomie dhe finance; • Bledar Striniqi - Pedagog finance në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Datë: 04 shkurt 2021 Ora: 11:00 Takimi do të zhvillohet nëpërmjet platformës ZOOM. 29JAN A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë? Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër, më datë 29 janar 2021, ora 15.00, organizon leksionin online me temë: A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë? I ftuar është As. Prof. Dr. Ksenafo Akulli, Profesor në fushën e edukimit në Universitetin Franklin në Ohio, USA Ky aktivitet organizohet nga përgjegjësja e departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, Dr. Ana Uka, ku do të marrin pjesë studentë të këtij departamenti. Aktiviteti organizohet nëpërmjet aplikacionit ZOOM. Link: https://zoom.us/j/96549897690?pwd=SUNpakdySUxIcHR1SXlGcXI1cG9YQT09 18DHJ “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik” Kolegji Universitar Bedër organizon webinar-in me temë: “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik”, i cili do të mbahet nga Dr. William K. Martin, zv/Rektor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Webinar-i do të zhvillohet të premten, datë 18 dhjetor, ora:13:30, nëpërmjet platformës Google Meet. Në këtë organizim janë të ftuar të gjithë studentët e KU Bedër dhe për të marrë pjesë, ju lutem mund të logoheni në platformën “Google Meet” duke klikuar linkun më poshtë. Linku: meet.google.com/dif-ahaj-biu Ju mirëpresim! 17DHJ Bedër Alumni Awards 2020 Zyra e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar Bedër organizon për të katërtin vit radhazi “Bedër Alumni Awards”. E enjte, 17 dhjetor 2020 Ora: 17:00 ✅ Për të marrë pjesë online në këtë event mund të përdorni kompjuterin, tabletin ose smartphonin tuaj të lidhur me internet. ✅ Shkarkoni aplikacionin “ZOOM” nëpërmjet Google Play ose App Store dhe në orën e caktuar klikoni tek ky link: https://zoom.us/j/96439264760... ✅ Më pas duhet të fusni këto të dhëna për tu lidhur: Meeting ID: 964 3926 4760 Passcode: 516739 Ju mirëpresim! 16DHJ “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19” Simpoziumi i X Ndërfetar: “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19” Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos dhe Institutin Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, organizojmë më datë 16 dhjetor 2020, ora 15.00, Simpoziumin e X-të Ndërfetar: “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”. Të ftuar për të folur rreth kësaj teme janë: Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, KU Bedër; Dr. Georgos Gaitanos, Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës, KU Logos; Dr. Lorenzo Rossetti, Institute, Instituti Katolik i Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian. Meeting ID: 948 9308 1049 Password: 123456 18SHT Ceremonia e Diplomimit 2020 Ceremonia e Diplomimit 2020 – Departamenti i Shkencave të Komunikimit Kolegji Universitar Bedër organizon sot ceremoninë e diplomimit të brezit të 7-të të studentëve në Departamentin e Shkencave të Komunikimit. Organizimi do të bëhet në rang departamenti për shkak të masave strikte ndaj pandemisë COVID19. Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë vetëm studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master të shkencave të komunikimit. Data: 18 Shtator 2020 Ora:18:00 Vendi: Kolegji Universitar Bedër (Kampusi i Ri)