Përgjegjësi i Departamentit Dr. Gentjan Skara ishte i ftuar për të mbajtur një leksion me titull “Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe Impakti i së Drejtës së Bashkimit Europian në Legjislacionin Shqiptar” në trajnimin fillestar të asistent avokatëve pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë.
Dr. Genti shpjegoi shkurtimisht marrëdhënien e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe me pas u u fokusua në detyrimin e përafrimit të legjislacionit dhe impaktin që e drejta e Bashkimit Europian ka në legjislacionin shqiptar në fazën e para anëtarësimit. Leksioni u zhvillua gjatë javës së XIV-të e trajnimit fillestar të asistent avokatëve, 2-7 Maj 2022.
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të Qendrës së Ekselencës së BE-së, Erasmus+ Jean Monnet Zgjerimi i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor 610495-EPP-1-2019-1-AL-EPPJMO-CoE, implementimi i cilit bëhet dhe nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA).
Xhenisi Kllogjri, studentent i programit Master i Shkencave në Drejtësi, profili e drejtë ndërkombëtare, morri pjesë në simulimin e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.
Xhenisi përfaqësoi Meksikën dhe së bashku me 14 delegated e tjere diskutuan krizën e refugjatëve në afganistan, të drejtat e njeriut dhe shkeljen e së drejtës ndërkombëtare.
Në përfundim, delegatët deshironin miratimin e një resolute por Rusia përdori të drejtën e vetos dhe për rrjedhojë rezoluta nuk kaloi.
I urojmë suksese të mëtejshme Xhenisit