Seminar: Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë

Në kuadër të aktiviteteve ekstrakurrikulare, Departamenti i Drejtësisë në Bashkëpunim me Klinikën Ligjore Bedër zhvilluan një leksion të hapur, ku i ftuar ishte z. Bledar Skenderi, drejtor i Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë.

 

Gjatë leksionit, z. Skenderi shpjegoi misionin e agjencisë që drejton. Kjo agjenci ka për mision përgatitjen e kritereve teknike të programeve të veçanta me interes kombëtar apo me interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit, për fitimin e shtetësisë shqiptare nga shtetas të huaj që investojnë në Shqipëri, ose kontribuojnë në zhvillimin arsimor, shkencor, artistik-kulturor, ekonomik e sportiv të vendit.