 
	 
														
	Kolegji Universitar Bedër shpall listën e kandidatëve fitues për Raundin e Parë, viti akademik 2023-2024.
	Të martën, më datë 29 Gusht 2023, nis procesi i regjistrimit të fituesve në programet e studimit të ciklit të pare, të integruar të ciklit të dytë, si dhe ato profesionale.
	Regjistrimet do të kryhen ndërmjet datave 29 gusht deri më 11 shtator, nga ora 8:00 deri në orën 16:30, pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër. 
	Klikoni mbi programin për të cilin keni aplikuar për të gjetur ID tuaj:
	- Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
	- Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
	KUJDES!  
	Kandidatët e shpallur fitues duhet të regjistrohen brenda fazës së parë 48 orëshe të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, pra më 29 dhe 30 gusht 2023, pasi në të kundërt, e drejta për t'u regjistruar i kalon kandidatëve që janë në listën pritëse.
	Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
	a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë);
	b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave;
	c) Dy fotografi të vogla personale;
	d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimit.
	Ju mirëpresim!
	𝑷𝒆𝒓 𝒊𝒏𝒇𝒐𝒓𝒎𝒂𝒄𝒊𝒐𝒏 𝒌𝒐𝒏𝒕𝒂𝒌𝒕𝒐:
	 +355673427001