Klinika e Ligjit pranë Kolegjit Universitar “Bedër” hap thirrjen për praktikë profesionale (intership) për vitin akademik 2022-2023. Qëllimi i Klinikës së Ligjit është që të ofrojë ndihmë juridike falas për personat në pamundësi ekonomike për të përballuar përfaqësimin nga avokati, duke ofruar ndihmë ligjore parësore dhe dytësore.
Klinika e Ligjit hap thirrjen për aplikime për 5 studentë të degës së Drejtësisë, të cilët kanë dëshirë që të jenë pjesë e veprimtarive të saj. Studentët e përzgjedhur do të jenë të angazhuar pranë Klinikës, deri në përfundim të vitit akademik 2022-2023 dhe në përfundim, pjesëmarrësit do të pajisen me një Vërtetim dhe Certifikatë.
Për studentët e programit Master i Shkencave në Drejtësi - Profili e Drejtë Penale dhe Ndërkombëtare, kjo periudhë njihet si praktikë profesionale, për efekt të shlyerjes së detyrimeve në semestrin e pranverës.
Gjatë periudhës së intershipit studentët do të përfshihen në:
Ofrimin e ndihmës ligjore parësore për personat në pamundësi ekonomike;
Edukimin ligjor;
Përmirësimin e aftësive në fushën e drejtësisë nëpërmjet ushtrimit në praktikë;
Zhvillimi i ëorkshopeve, seminareve, trajnimeve, në kuadër të Klinikës së Ligjit.
Asistenca në punët administrative të Klinikës së Ligjit, duke përshirë: hartimin e skedarëve, intervistim, pritja e qytetarëve, paraqitje pranë institucioneve shtetërore, pjesëmarrje në seanca gjyqësore dhe në përgjithësi ndihmë për juristët dhe avokatët e Klinikës së Ligjit.
Kriteret e aplikimit:
Të jetë student i vitit të dytë në Drejtësi, apo Master i Shkencave në Drejtësi;
Të ketë mesataren e studimeve mbi 8;
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
Të ketë dëshirë të përfshihet në çështje në ndihmë të komunitetit.
Studentët që dëshirojnë të aplikojnë të dërgojnë një letër interesimi ku të paraqesin arsyet se përse dëshirojnë të jenë pjesë e Klinikës së Ligjit dhe përse mendojnë se janë të përshtatshëm për t’u përzgjedhur.
Letra e interesimit duhet të dërgohet me attachment, në adresën e e-mailit: [email protected]