Organizohet Shkolla Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji", një kurs intensive 2 ditor, që vjen si bashkëpunim i Kolegjit Universitar “Bedër” dhe Universiteti Tor Vergata në Itali, nën përgjegjësinë direkte të Departamentit të Ekonomisë dhe Departamentit të Drejtësisë të të dy institucioneve respektive.
Shkolla verore konsiston në leksione me bazë teorike dhe raste praktike. Pjesëmarrësit do të njihen me zhvillimet më të fundit në teknologjinë financiare, impaktin që teknologjia do të ketë në sektorin financiar dhe domosdoshmërinë e kuadrit ligjor. Fokus i kursit do të jenë domosdoshmëria e ndërthurjes së sektorëve, sfidat dhe nevojat në fushë, dhe angazhimi i të gjitha palëve të interest për një zhvillim të qëndrueshëm.
Lektorët e angazhuar në Shkollën Verore janë:
Prof. Dr. Massimo Papa, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Tor Vergata
Prof. Dr. Gianluca Mattarocci, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti Tor Vergata
Ms. Drita Maluta, Banka e Shqipërisë
PhD Elda Dollija, Departamenti i Ekonomisë dhe Bisnesit, Kolegji Universitar ‘Beder’
PhD Gentjan Skara, Departamenti i Drejtësisë, Kolegji Universitar ‘Beder’
PhDc Kriselda Gura, Departamenti i Ekonomisë dhe Bisnesit, Kolegji Universitar ‘Beder’
Shkolla verore do të zhvillohet më datë 12-13 Qershor 2023 pranë Kolegjit Universitar "Bedër".
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë dhe të interesuarit janë të lutur të rregjistrohen në linkun në vijim deri në datë 1 qershor 2023: https://forms.gle/egaAtQan9TjiyZc79
Mirëpresim aplikimet tuaja
Kolegjin Universitar “Bedër”