Konferenca

                                                  Konferenca e Parë Studentore 
 
Klubi “Beder Law Academy” në bashkëpunim me klubin “Human Rights” organizuan konferencën e parë studentore në “Drejtësi”. Në konferencë morën pjesë 22 studentë nga viti i parë dhe i dytë i departamentit të drejtësisë të cilët referuan mbi tema që lidhen me problematikat dhe trendet aktuale në fushën e të drejtës dhe të drejtave të njeriut.
 
Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm përfaqësues nga stafi akademik i departamentit të drejtësisë si dhe studentë nga departamentet e tjera. Në fjalën e hapjes Presidentet e dy klubeve Izmira Kastrati (Beder Law Academy) dhe Ermira Shkreta (Human Rights Club) falenderuan studentët dhe të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehën bindjen se organizimi i kësaj konference studentore është një mundësi për studentët që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca dhe të ofrojnë idetë e tyre në lidhje me problematikat që shtrohen në fushën e të drejtës.
 
Ceremoninë e hapjes së konferencës e përshëndetën edhe lektorët e departmanentit të drejtësisë Ada Guven dhe Albi Kocibelli. Ato vlerësuan iniciativën e studentëve në organizimin e kësaj konference studentore në drejtësi. Pjesmarrësit vazhduan më tej me referimet e temave të përgatitura dhe diskutimet në sesione të veçanta. Gjatë sesioneve të konferencës u referuan rreth 16 kumtesa nga pjesëmarrësit.
 
 
                                                  Konferenca e Dytë Studentore
 
Klubi “Beder Law Academy” në bashkëpunim me klubin “Human Rights” organizuan konferencën e dytë studentore në “Drejtësi”. Në konferencë morën pjesë 25 studentë nga cikli i parë (bachelor) dhe i dytë (master) i studentëve të drejtësisë të cilët referuan mbi tema që lidhen me problematikat dhe trendet aktuale në fushën e të drejtës dhe të drejtave të njeriut.
 
Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm përfaqësues nga stafi akademik i departamentit të drejtësisë si dhe studentë nga departamentet e tjera. Lektorët e Departamentit të Drejtësisë vlerësuan iniciativën e studentëve në organizimin e kësaj konference pasi ajo shërben si shtysë për pjesëmarrje në konferenca të tjera shkencore si dhe zhvillon aftësinë e të kërkuarit për përgatitjen e kumtesave. Gjatë sesioneve të konferencës u referuan rreth 20 kumtesa nga pjesëmarrësit.
 
 
                                        International Young Researcher Conference on Law I
 
Gjatë vitit akademik 2011-2012, Departamenti i Drejtësisë në Universitetin "Hëna e Plotë" (Bedër), në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, organizoi Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Studiuesve të Rinj në fushën e drejtësisë me temë: “Të drejtat e njeriut në shekullin e 21”. Gjatë Konferencës morën pjesë 60 studiues të rinj nga 12 vende të ndryshme të botës dhe 17 universitete, të cilët gjatë referatave të tyre kanë trajtuar problematika që lidhen me çështjen e të drejtave të njeriut. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, z. Eugen Wollfarth, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, drejtues të universiteteve, si dhe personalitete të tjera në fushën e drejtësisë.
 
 
                                      International Young Researcher Conference on Law II 
 
 
Gjatë vitit akademik 2012-2013, Departamenti i Drejtësisë në Universitetin "Hëna e Plotë" (Bedër), në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, organizoi Konferencën e Dytë Ndërkombëtare të Studiuesve të Rinj në fushën e drejtësisë me temë: “Çështjet dhe prirjet aktuale në të Drejtën Ndërkombëtare''.
 
 
                                      International Young Researcher Conference on Law III
 
 
Gjate vitit akademik 2013- 2014, Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës organizoi Konferencën e Tretë Ndërkombëtare të Studiuesve të Rinj në fushën e drejtësisë. Në konferencë morën pjesë më shumë se 60 studiues dhe pedagogë nga 21 vende të ndryshme të Botës dhe 40 universitete.
 
Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm përfaqësues nga bota akademike , drejtues të universiteteve, organizatorë të konferencës si dhe personalitete nga fusha e drejtësisë. Kryetari i konferencës dhe njëkohësisht Rektori i Universitetit Hëna e Plotë (Bedër) Dr. Ferdinand Gjana, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehu bindjen se organizimi për herë të tretë i kësaj konference, në Shqipëri është një mundësi për studiuesit dhe akademikët që vijnë nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë, që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca dhe të ofrojnë idetë e tyre në lidhje me problematikat që shtrohen në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Ai tha se ky organizim tregon rëndësinë që Bedër i kushton kërkimit shkencor.
 
Ceremoninë e hapjes së konferencës e përshëndeti edhe dekani i Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Altin Shegani. Ai vlerësoi bashkëpunimin mes Departamentit të Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) dhe Fakultetit Juridik, në organizimin e konferencës së dytë në fushën e drejtësisë. Profesor Shegani u ndal në rëndësinë që ka mbledhja e studiuesve të rinj nga një numër të madh vendesh në kuptimin  dhe harmonizimin e sistemeve të ndryshme ligjore.
 
Pjesemarrësit vazhduan më tej me referimet e temave të përgatitura dhe diskutimet në sesione të veçanta.Për më shumë informacion në lidhje me konferencën, mund të vizitoni: http://iyrcl.beder.edu.al/