Master i Shkencave në Drejtësi/ Profili e Drejta Penale

 

Koordinator i programit



Dr. Ferdinand Xhaferaj
[email protected]

Bordi Shkencor


Dr. Ferdinand Xhaferaj [email protected]
 
Dr. Bojana Hajdini [email protected] 
 
Dr. Nertil Berdufi [email protected] 
 
 

Rreth Programit

Programi master në drejtësi, profili e drejtë penale përfshin fushën juridiko-penale i cili ka për qëllim arsimimin akademik dhe trajnimin profesional të studentëve dhe të formojë njohuri specifike të pasqyruara në drejtim të zhvillimeve dhe të përmirësimit të legjislacionit penal. Ky program studimi përgatit specialistë të aftë për të organizuar, planifikuar dhe drejtuar veprime procedurale që duhet të kryhen nga subjektet e procedimit penal gjatë veprimtarisë hetimore, gjyqësore dhe të ekzekutimit të vendimeve, të lidhura me respektimin e të drejtave të njeriut në luftën kundër krimit dhe dhënien e drejtësisë në fushën e së drejtës penale. Kjo do të ndikojë edhe në rritjen e garancive për një proces të rregullt ligjor.

Misioni

Misioni i Departamentit të Drejtësisë është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e drejtësisë, që do të mund t’i shërbejnë institucioneve publike, private dhe të biznesit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Filozofia jonë mbështetet në vlerat universale të së drejtës, etikën profesionale, zhvillimin e aftësive praktike, me qëllim vendosjen në jetë të projekteve që i shërbejnë individëve dhe shoqërisë në tërësi.

Vizioni

Paraqitja para studentëve programe  të kompletuara me të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë akademike dhe  profesionale në fushën e drejtësisë , duke u  mbështetur  në baza të etikës profesionale, për te zhvilluar mendimin kritik tek studentet dhe për t’i bërë ata të kuptojnë rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri.

Objektivat e programit Master i shkencave në Drejtësi , profili e drejtë penale

  1. Përvetësimi i koncepteve bazë juridike penale dhe përdorimi i tyre me efikasitet
  2. Njohja me institutet e së drejtës penale në Shqipëri dhe në Evropë si dhe dallimet që kanë sistemet e ndryshme penale ligjore
  3. Familjarizimi i studentëve me përgjegjësinë etike dhe profesionale
  4. Njohja me kushtet sociale, ekonomike, historike, politike dhe filozofike që kanë ndikuar ne sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri si dhe njohja e faktorëve dhe vlerave qe kanë ndikuar në formësimin e së drejtës penale
  5. Njohja me faktin që ligji ( e drejta) bazohet në sisteme te ndryshme vlerash të cilat janë vazhdimisht në ndryshim
  6. Integrimi i teorikes, praktikës dhe politikave te ndryshme në mënyrë qe studentët të kuptojnë mënyrën e funksionimit të ligjit
  7. Njohja e studentëve me faktin që e drejta është vetëm një pjesë e sistemit të dijes dhe ofrimi i mundësive për të përvetësuar njohuri nga disiplina të ndryshme në mënyrë që të jenë të aftë për tu përshtatur me tregun e punës
  8. Ndërgjegjësimi i studentëve për te kontribuar për komunitetin
  9. Të kuptuarit dhe ndërgjegjësimi me të mësuarit gjatë gjithë jetës në mënyrë që ti përshtaten tregut të punës
  10. Zhvillim i bashkëpunimit me të gjitha institucionet që janë të kyçura në mënyrën e funksionimit të sistemit juridik të vendit duke i përfshirë këtu si organet shtetërore ashtu edhe departamenteve tjera juridike në vend
  11. Dhënia e kontributit në zhvillimit e sistemit juridik penal në Republikën e Shqipërisë
  12. Përcjellja e trendëve në fushën e shkencës dhe praktikës së jurisprudencës penale
  13. Përgatitje e kuadrove në fushat e ndryshme të jurisprudencës penale në Shqipëri

 

Rezultatet e Programit: Master i shkencave ne Drejtësi , profili e drejtë penale

Të diplomuarit në e ciklit të dytë të studimeve, Master i Shkencave në Drejtësi: profili drejtë penale do të jenë në gjendje të:

  1. Kuptojnë parimet fondamentale të sistemeve te drejtësisë penale dhe ndryshimet ndërmjet tyre
  2. Kuptojnë konceptet dhe terminologjinë ligjore ne fushën substantivë dhe procedurale të ligjit penal
  3. Bëjnë kërkime shkencore juridike ne fushën penale -juridike
  4. Angazhohen në analiza ligjore nëpërmjet rasteve të ndryshme ligjore
  5. Kuptojnë, historikun, qëllimin, strukturën, rregullat dhe përgjegjësitë e subjekteve juridike penale
  6. Zhvillojnë mendimin kritik nëpërmjet leximit dhe analizimit të materialeve ligjore
  7. Kuptojnë ndryshimin ndërmjet së drejtës procedurale dhe asaj substanciale
  8. Demonstrojnë aftësi solide ne parimet e së drejtës si dhe në zbatueshmerinë e ligji
  9. Kenë njohuri mbi mënyrën e investigimit të krimit dhe te pajisen me njohuri rreth raportit mjeko ligjor te hartuar nga institucione qe merren me investigimin e krimit
  10. Zbatojnë ligjin me profesionalizëm dhe etike duke respektuar integritetin personal
  11. Kuptojnë ligjin si profesion publik dhe rëndësinë e ofrimit të shërbimeve ndaj komunitetit
  12. Kuptojnë klasifikimin e krimeve dhe rrezikshmërinë e tyre
  13. Krahasojnë ligjin penal të Shqipërisë me atë të vendeve Europian
  14. Kuptojë dhe analizojë rolin e oficerit te policisë gjyqësore, avokatit dhe prokurorit ne procesin penal

 

Mundësitë e punësimit

Programet e studimit të ofruara nga ana e Departamentit të Drejtësisë janë në përputhje të plotë qoftë me kërkesat aktuale të tregut të punës, ashtu edhe me zhvillimet e pritshme të ekonomisë shqiptare si një ekonomi në zhvillim, e cila synon integrimin në tregun unik europian. Kurrikulat bashkëkohore synojnë të përgatisin:

  • jurist\specialist në institucionet e administratës publike (qendrore/vendore)
  • jurist\specialist në institucione nderkombëtare
  • jurist\specialist\konsulent ligjor në sektorin privat
  • asistent avokat\asistent noter si dhe kualifikim për pjesmarje në provimin e avokatisë
  • asistent kërkimor\mësimor pranë IAL
  • avokat, noter
  • prokurorë, gjyqtarë

 

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 LAW 431 E Drejta Penale, Pjesa e Posaçme e Avancuar Albanian B 64 80 4.00 6
2 LAW 401 Metoda Kërkimore Albanian, English A 64 86 4.00 6
3 LAW 433 Procedurë Penale e Avancuar me Praktikë Gjyqësore Albanian B 64 86 4.00 6
4 LAW 435 Krimi Financiar dhe Kibernetik Albanian B 64 75 4.00 6
5 Albanian Elective English D 0 0 3.50 -
Gjithsej 256 327 19.5 30

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 LAW 438 Kriminologji – Penologji e Avancuar Albanian B 64 87 4.00 6
2 LAW 436 E Drejta Penale Ndërkombëtare Albanian B 64 86 4.00 6
3 LAW 404 Tema Specifike në Drejtësi Albanian A 64 77 3.50 6
4 LAW 434 E Drejta Penale Evropiane Albanian B 64 76 3.50 6
5 Albanian Elective English D 0 0 3.50 -
Gjithsej 256 326 18.5 30

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 LAW 533 Kriminalistikë Albanian C 64 86 4.00 6
2 LAW 531 Politikat Penale Albanian B 64 76 4.00 6
3 LAW 501 Criminal Psychology English C 64 77 4.00 6
4 Albanian Elective English D 0 0 3.50 -
5 Albanian, English Elective Albanian, English D 0 0 4.00 -
Gjithsej 192 239 19.5 30

Semestri

4

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 LAW 552 Master Thesis English F 32 730 2.00 30
Gjithsej 32 730 2 30

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
LAW 412 International Human Rights Law English D 64 77 3.50 6
LAW 415 Organizatat dhe institucionet ndërkombëtare Albanian D 64 76 3.50 6
LAW 413 European Union Law English B 64 76 3.50 6
LAW 535 E Drejtë Penale e Krahasuar Albanian D 64 76 4.00 6
LAW 408 Marrëdhëniet Juridike me Jashtë në Çështjet Penale Albanian D 64 86 3.50 6
LAW 439 Viktimologji Albanian D 64 77 4.00 6
LAW 432 Mjekësi Ligjore Albanian D 64 86 4.00 6
LAW 537 Aktorët në zbatimin e legjislacionit penal Albanian D 64 77 4.00 6
LAW 437 Criminal Law Actors in Comparative Perspective English D 64 87 4.00 6
LAW 505 Selected Topics in Law and Security English D 64 87 4.00 6
LAW 539 Crime and Media English D 64 86 3.50 6

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)