TË REJA Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) Shkolla Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji" Ceremonia e Diplomimit 2023 Të thyejmë së bashku mitin e mosndëshkimit të korrupsionit Simpozium me temë "Projekti Europian dhe Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian" KALENDARI I AKTIVITETEVE 07MAR Open Akte: Një mjet i ri në shërbim të informimit të qytetarëve dhe të rritjes së transparencës së institucioneve 27SHK Impakti i vendimit C-632/20 P Spain v Commission (Kosovo) në anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian 15SHK Studentët e Drejtësisë organizojnë 14SHK A mund të ketë shtet të të drejtës pa drejtësi? 01DHJ Forum: "Impakti i Procesit të Integrimit Europian në Shqipëri: rasti i lëvizjes së lirë të avokatëve dhe promovimi i të Drejtave të Grave" 23NËN Kumtesë: "Identiteti Kombetar dhe sfidat e tij në kuadër të proçeseve të integrimit Europian" 13TET Seminar: “Bashkëbisedim me nxënesit e klasave të dhjeta pranë Medresesë së Elbasanit” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve Historia e medias dhe transformimet mediatike Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022 Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 01QER Konferenca e VI studentore “Shqipëria nën Ndërveprimin e Ligjit, Shoqërisë dhe Politikës” Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me klubin studentor “Bedër Law Students Association” dhe ELSA Albania zhvilluan konferencën e VI-të studentore me temë: “Shqipëria nën Ndërveprimin e Ligjit, Shoqërisë dhe Politikës”. Punimet e kësaj konferencë u përshëndetën nga rektori Prof. Asoc. Rrahim Ombashi nga përgjegjësi i departamentit të Drejtësisë Dr. Gentjan Skara, znj. Teisa Kurti, presidente e ELSA Albania dhe nga z. Harris Meçolli, President i klubit studentor “Beder Law Students Association” Folësi kryesor, z. Ergys Qirici, Drejtori i Përgjithshëm në Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë vlerësoi iniciativën e të rinjve në organizimin e një eventi të tillë shkencor në rang studentor. Sipas tij, raportet korrekte ndërmjet ligjit, shoqërisë dhe politikës kanë një rëndësi vendimtare për mirëfunksionimin e një vendi. Më tej, z. Qirici u ndal në rendësinë e Ndihmës Judike falas dhe rëndësinë qe ka kjo drejtori. Me pjesëmarrjen e rreth 30 studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve, Konferenca u zhvillua në 5 sesione dhe morrën pjesë rreth 30 studentë, të cilët paraqitën punimet e tyre në tema të ndryshme aktuale, të cilat përbëjnë sot thelbin e debatit në drejtësinë shqiptare. Një sesion i vecantë në konferencë iu kushtua Ndihmës Juridike falas. Punimi më i mirë i këtij paneli u vlerësua studenti Lorenc Shahini me temën “Sigurimi i aksesit në drejtësi për personat me aftësi të kufizuar”. Një komisioni i përbërë nga anëtarë të stafit akademik vlerësoi tre punimet më të mira si vijon: Esmeralda Dema, me temën: ‘Këndvështrimi mbi Rivlerësimin e Gjyqëtarëve dhe Prokurorëve në procesin e vetingut” u vleresua me çmimim e pare; Armand Braho, me temën “Kriminaliteti dhe Veprat Penale me Paramendim në Republikën e Shqipërisë’’ u vlerësua me çmimin e dytë; Blerta Boci, me temën: “Dhuna në institucionet e vuajtjes së dënimit” u vlerësua me çmimim e tretë. 31MAJ Seminar: “Ekpertimet kriminalistike dhe mjeko-ligjore në Shqipëri” Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, në kuadër të lëndëve të Kriminalistikës dhe Mjekësisë Ligjore, pati kënaqësinë të mirëpriste në një leksion te hapur z. Nikolin Duraj, ekpert me një ekperiencë të gjatë pranë Institutit të Policisë Shkencore, Tiranë. Gjatë leksionit u diskutua mbi ekpertimet kriminalistike dhe mjeko-ligjore në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit dhe vendet e zhvilluara, duke e pasuruar me ilustrime dhe raste konkrete të ekperiencës shumë të vyer. Në fund të leksionit studentët treguan interes duke drejtuar pyetje në lidhje me cështjen. 31MAJ Seminar: “Zgjedhja e Presidentit dhe Integrimi në BE” Arta Dade është një nga figurat më të spikatura të politikës shqiptare, një politikane me kontribute të mëdha, e cila u angazhua në politikë aktive në një kohë kur gratë në këtë sferë ishin të pakta. Dade është e para grua që mbajti postin e ministres së Jashtme, ish-ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, deputete e Kuvendit të Shqipërisë për pesë legjislatura radhazi. Ajo, ndër të tjera, ka shërbyer për shumë vite si Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Në Kolegjin Universitar Bedër, Arta Dade vjen si eksperte e politikës dhe si ish-pedagoge pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Univeristetin e Tiranës. Në këtë bashkëbisedim me studentë e pedagogë, do të diskutohen tema ‘të nxehta’ të aktualitetit politik, që nga zgjedhja e Presidentit, te negociatat e qershorit për anëtarësimin në BE, etj. 26MAJ Seminar: “Zgjidhja e mosmarreveshjeve në mënyra alternative” Departamenti i Drejtësisë pranë Kolegjit Universitar Bedër pati kënaqësinë të mirëpriste në një leksion te hapur Prof. Jacques Péricard, profesor në Universitetin e Limoges, Francë . Gjatë leksionit u diskutua mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në menyra alternative, në të cilat palët kërkojnë zgjidhjen me anë të një personi të tretë asnjanës, për të arritur një zgjidhje të pranueshme dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Në fund të leksionit studentët treguan interes duke drejtuar pyetje në lidhje me cështjen. 09MAJ Tedi Hibraj tregon eksperiencen në Erasmus+ Tedi Hibraj, student i vitit të tretë për Drejtësi pranë Kolegjit Universitar Bedër, këtë vit akademik është duke ndjekur semestrin e dytë pranë Departamentit Administrativ në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “Lavoslav Ružička” në Kroaci, si pjesë e programit të shkëmbimit Erasmus+ KA107. Pjesëmarrja në një program të tillë shkëmbimi është një mundësi e jashtëzakonshme që më është dhënë për të zhvilluar një semestër akademik në një institucion të arsimit të lartë të BE-së, dhe aktualisht lëndët që unë kam zgjedhur për frekuentim kanë në fokus të drejtën e Bashkimit Europian. Gjithashtu, Kolegji më ka ofruar mundësinë për të zhvilluar praktikën profesionale në një nga institucionet administrative të qytetit ku ndodhem si dhe të kryej punimin e diplomës nën mentorimin e lektorëve të specializuar në të drejtën e Bashkimit Europian. Përpos anës akademike, ky program ofron dhe mundësisë për zhvillimin e veprimtarive sociale, kulturore dhe është një mundësi e shkëlqyer për të udhëtuar, vizituar vende të reja si dhe për t’u njohur me kultura të ndryshme. Falenderoj Departamentin e Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër për mundësinë e ofruar duke më përzgjedhur për të qënë pjesë e programit. 04MAJ Juela File tregon eksperiencen në Erasmus+ “Si studente e Drejtesisë pranë Kolegjit Universitar Bedër jam përzgjedhur të jem pjesë e një programi shkëmbimi në Universitetin ‘Lavoslav Ruzicka’ Vukovar, Kroaci. Nëpërmjet këtij program unë po mësoj më tepër rreth të përbashkëtave dhe dallimeve që ekzistojnë mes legjislacionit shqiptar dhe atij kroat, ky i fundit si pjesë e BE-së. Është një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe e vlefshme për mua. Kam bindjen që kjo përvojë do të më ndihmojë shumë për rrugëtimin tim profesional”, JUELA FILE (Studente e Drejtësisë, viti i dytë). 04MAJ Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe Impakti i së Drejtës së Bashkimit Europian në Legjislacionin Shqiptar Përgjegjësi i Departamentit Dr. Gentjan Skara ishte i ftuar për të mbajtur një leksion me titull “Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe Impakti i së Drejtës së Bashkimit Europian në Legjislacionin Shqiptar” në trajnimin fillestar të asistent avokatëve pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë. Dr. Genti shpjegoi shkurtimisht marrëdhënien e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe me pas u u fokusua në detyrimin e përafrimit të legjislacionit dhe impaktin që e drejta e Bashkimit Europian ka në legjislacionin shqiptar në fazën e para anëtarësimit. Leksioni u zhvillua gjatë javës së XIV-të e trajnimit fillestar të asistent avokatëve, 2-7 Maj 2022. Ky trajnim u zhvillua në kuadër të Qendrës së Ekselencës së BE-së, Erasmus+ Jean Monnet Zgjerimi i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor 610495-EPP-1-2019-1-AL-EPPJMO-CoE, implementimi i cilit bëhet dhe nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA). 03MAJ Xhenis Kllogjri merr pjesë në simulimin e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Xhenisi Kllogjri, studentent i programit Master i Shkencave në Drejtësi, profili e drejtë ndërkombëtare, morri pjesë në simulimin e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Xhenisi përfaqësoi Meksikën dhe së bashku me 14 delegated e tjere diskutuan krizën e refugjatëve në afganistan, të drejtat e njeriut dhe shkeljen e së drejtës ndërkombëtare. Në përfundim, delegatët deshironin miratimin e një resolute por Rusia përdori të drejtën e vetos dhe për rrjedhojë rezoluta nuk kaloi. I urojmë suksese të mëtejshme Xhenisit