TË REJA Leksion i hapur: "Sfidat e konsumatorëve shqiptarë në kuadër të procesit të integrimit” Blog nga Prof. Gjergji Sinani THIRRJE PËR APLIKIM NË WORKSHOPIN “INTEGRIMI I SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN: SFIDAT DHE PERSPEKTIVA” Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) Shkolla Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji" KALENDARI I AKTIVITETEVE 17SHK Thirrje për Aplikime! 18DHJ Advokim për ndryshim: Ndihma juridike falas për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe grupet në nevojë” 16DHJ Impakti i Legjislacionit Europian në Legjislacionin Publik Shqiptar. 01DHJ Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, edhe këtë vit fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin “Gjyq Stimulues i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” 18NËN Impakti i Legjislacionit Europian në Legjislacionin Privat Shqiptar 01SHT Studentët e Kolegjit Universitar “Bedër” përfaqësuan Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale ne Hagë.⚖️ 10QER Shkolla Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji", një kurs intensive 2 ditor, që vjen si bashkëpunim i Kolegjit Universitar “Bedër” dhe Universiteti Tor Vergata në Itali NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve Historia e medias dhe transformimet mediatike Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022 Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 21MAJ Konferenca e Tretë Studentore në Drejtësi Departamenti i Drejtësisë në Shkollën e lartë “Hëna e plotë” (Bedër) në bashkëpunim me klubin studentor “Bedër Law Academy” zhvilluan konferencën e 3-të studentore me temë “Sfidat e Drejtësisë Shqiptare në Procesin e Integrimit në Bashkimin Europian”. Me pjesëmarrjen e rreth 18 studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve, punimet e realizuara nën udhëheqjen e pedagogëve të departamentit të drejtësisë, trajtonin tema të ndryshme aktuale që përbëjnë sot thelbin e debatit në drejtësinë shqiptare. Konferenca u zhvillua në 4 sesione të moderuara nga studentë të programit masteri, ku në çdo sesion referuesit paraqitën punimet e tyre që u vlerësuan me certifikata nga juria e përbërë nga pedagogë të universitetit. Bashkangjitur gjeni programi i konferences (shtojca 9). Përpos çertifikatave, 5 punimet më të mira u vlerësuan edhe me çmime të tjera. 1. Besarta Prenga, me temën ‘’Sfidat e legjislacionit shqiptar në rrugën e harmonizimit me legjislacionin e Bashkimit Europian’’ ishte fituesja e çmimit të parë prej 150 Euro. 2. Redneks Dushi, me temën ‘’Korrupsioni në Shqipëri: Sfidë e rëndësishme drejt Integrimit Europian’’ u vlerësua me çmimin e dytë prej 125 Euro. 3. Fituesja e çmimit të tretë prej 100 Euro ishte studentja, Silvana Belishta me temën: ‘’Sfidat e Drejtësisë Shqiptare në rrugën e Integrimit Europian’’ 4. Çmimi i katërt prej 75 Euro iu dha studentit Marinel Bregu me temën ‘’Reforma Gjyqësore: Sfidë e Integrimit rë Shqipërisë në Bashkimin Europian’’ 5. Elton Ruda, ishte fitues i çmimit të pestë prej 50 Euro me temën ‘’Përfshirja e të miturve në krime kibernetike’’ Risi e kësaj konference këtë vit ishte pjesëmarrja e studentëve të drejtësisë nga universitete të tjera në vendin tonë. 18MAJ Pjesëmarrje në Konkursin e Simulimit Gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve Departamenti i Drejtësisë në Shkollën e lartë “Hëna e plotë” (Bedër) përfaqësoi për të 2-tën herë në konkursin e simulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë. Studentët Jonida Shtylla, Fatjona Halaj, Helena Dokaj, Amarildo Hoxha, Endri Çela përbëjnë ekipin garues në këtë konkurs ndërkombëtar. Konkursi i simulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve u zhvillua nga data 17 deri më 22 maj 2015 në Hagë, Holandë. Ky konkurs mirëpreti universitete nga e gjithë bota, për një shkallë të madhe të debatit, duke simuluar punimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve. Konkursi konsistoi në një program të ngjeshur arsimor dhe social, prej gjashtë ditësh, duke sjellë së bashku studentë me prejardhje dhe kultura të ndryshme në Hagë, për të sfiduar aftësitë e tyre si avokatë të ardhshëm ndërkombëtarë. Raundi përfundimtar u zhvillua në një sallë gjyqi aktuale me trup gjykues konkret të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Konkursi përfshin bashkëpunimin me gjyqtarë nga gjykata ndërkombëtare, profesorë të së drejtës ndërkombëtare (penale) dhe profesionistë të tjerë ligjorë. Ky rrjet e bën konkursin një simulim real të seancave që zhvillohen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Çështjet e konkursit i drejtohen çështjeve themelore të së Drejtës Penale Ndërkombëtare si procedurale ashtu dhe substanciale. 57 ekipe nga 38 vende të ndryshme të botës u regjistruan në edicionin e vitit 2015 në konkursin e stimulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. 08PRI Brownbag Seminars "Reformat në administratën publike, parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian" Znj. Milena Harito, Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, ishte e ftuar në kuadër të ciklit “Brownbag Seminars” e cila mbajti një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Drejtësisë rreth temës: “Reformat në administratën publike, parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian”. Bashkëbisedimi me studentët u zhvillua në disa faza, fillimisht Znj Harito njohu të pranishmit me kompetencat, strukturën si dhe institucionet në varësi të ministrisë në fjalë. Më pas ajo bëri një përshkrim të shkurtër të reformave konkrete që janë ndërmarrë në administratën publike në shërbim të procesit të anëtarësimit në BE. Aktiviteti vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga studentët të cilët shprehën interes në fusha të tilla si: zëvendësimi i stafit të administratës sipas qëverive përkatëse, vizionin e ministrisë për të ardhmen, mundësitë që krijon kjo ministri për tregun e punës dhe konkretisht për profesionistët e rinj si dhe ndikimi i procesit të anëtarësimit në mirëfunksionimin e kësaj ministrie. Gjatë vizitës në Universitetin Bedër, znj Milena Harito u shoqërua nga rektori i institucionit Dr. Ferdinand Gjana i cili ndër të tjera e njohu znj. ministre me muzeun e Medias dhe të Komunikimit. 05PRI Pjesëmarrje në Konkursin Ndërkombëtar Jessup Konkursi Ndërkombëtar Jessup, nën administrimin e ILSA-s bashkon studentë të drejtësisë nga i gjithë globi. Tashmë në vitin e tij të 56-të , Jessup është konkursi ndërkombëtar më i madh në botë për studentët e drejtësisë, me pjesëmarrës nga më shumë se 600 Universitete në mbarë botën. Për të dytin vit radhazi, në Shkollën e lartë “Hëna e plotë” (Bedër) ka formuar një ekip studentësh të kualifikuar të së drejtës ndërkombëtare që do të mundësojnë përfaqësimin e Shqipërisë për të tretën herë në historinë e Jessup. Konkursi simulon një çështje gjyqësore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara. Që nga shtatori 2014 ekipi ka studiuar problematikën e çështjes gjyqësore në Jessup, e cili adreson efektin e një ndryshimi rrënjësor të rrethanave të një traktati dypalësh dhe çështjet procedurale dhe qenësore që dalin nga aneksimi i territorit të një kombi nga një tjetër. Ekipi ka hulumtuar dhe ka përgatitur argumentet thelbësore me gojë për të përfaqësuar çdo anë të mosmarrëveshjes imagjinare. Ekipi përfaqësuar nga studentët: Mandrit Kamolli, Ermira Shkreta, Emsal Ajredini, Eduart Gjoni dhe Albi Cela udhëtoi në Uashington për të paraqitur prezantimet përkatëse në një garë kokë me kokë me homologët e tyre, studentë nga e gjithë bota.Përfaqësimi i Shqipërisë në këtë konkurs nga Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) u bë i mundur falë mbështetjes nga Ambasada e Norvegjisë për Kosovën dhe Shqipërinë. 05SHK Brownbag Seminars "Rolit dhe Funksionimi i Shërbimit të Provës" Z. Ilir Qafa, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës ishte i ftuar nga klubi studentor “Bedër Law Academy” në një leksion të hapur ku ndau me studentët dhe të pranishmit pikëpamjet rreth “Rolit dhe Funksionimit të Shërbimit të Provës”. “Ky institucion ka filluar të prodhojë efekte pozitive, të cilat lidhen në mënyrë të pashmangshme me rehabilitimin e personave në konflikt me ligjin, me uljen e recidivizmit apo zvogëlimin e shpenzimeve ekonomike që shoqërojnë vuajtjen e dënimit pranë institucioneve të edukimit dhe vuajtjes së dënimeve penale” – u shreh z. Qafa pasi bëri një rezyme të shkurtër të veprimtarisë së institucionit që ai drejton. Bashkëbisedimi me studentët vashdoi më tej në formën e pyetje – përgjigjeve, ku z. Ilir Qafa analizoi qartë çdo fushë në të cilën studentët treguan interes. Përmendim këtu: dispozitat ligjore të kodit penal të Republikës së Shqipërisë, hapësira ku mund të veprojë Shërbimi i Provës, etj. 17DHJ Pjesëmarrje në Gjyqin Simulues të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut – Shqipëri 2015 “Gjyqi Simulues i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut – Shqipëri 2015” është një konkurs i cili u organizua nga Qendra Europiane në bashkëpunim me Civil Rights Defenders. Ky event mbledh studentë të ligjit, mbrojtësit e ardhëshëm të të drejtave të njeriut, duke i grupuar ata në skuadra. Këto skuadra marrin pjesë në gjyqet e simuluara të GJEDNJ-së, përpara një jurie të përbërë nga gjyqtarë ekspert mbi të drejtat e njeriut. Gjashtë universitete të drejtësisë në vend, të përzgjedhura në bazë të një rregullorje dhe kritereve të mirëpërcaktuara u “përballën” me njëri-tjetrin dhe Shkolla e Lartë "Hëna e Plotë" (BEDËR) u përfaqësua me 5 studentë Sherli Shaipi, Endri Çela, Silvana Haruni, Anisa Kolgjini dhe Ermal Mema të cilët u renditën në vend të 2-të në fazën e parë dhe u kualifikuan për në fazën gjysmë-finale që u zhvillua në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë. Studentët pjesëmarrës në këtë konkurs patën mundësinë të venë në praktikë dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht të atyre të drejtave, që garantohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe u njohjën më mirë të funksionimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Eventi krijon mundësinë e krijimit të rrjeteve mes juristëve të rinj të fakulteteve të drejtësisë publike dhe private në Shqipëri. Praktika, bashkëpunimi, edukimi, specializimi dhe krijimi i “netëork-ëve” është një ndër disa nga objektivat afatgjata, që konkursi kërkon të arrijë. 16DHJ Brownbag Seminars "Iniciativa e përbashkët gjinore dhe ligjore për mbrojtjen e të drejtave të grave" Znj. Mesila Doda, deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe kryetare e “Aleanca e Grave Deputete”, ishte e ftuar nga klubi studentor “Bedër Law Academy” në një leksion të hapur ku ndau me studentët dhe të pranishmit pikëpamjet rreth temës “Iniciativa e përbashkët gjinore dhe ligjore për mbrojtjen e të drejtave të grave”. Znj. Mesila Doda bëri një prezantim të veprimtarisë së Aleancës duke theksuar se kjo aleancë ka arritur një bashkëpunim të gjerë mes të gjitha grave deputete përtej dallimeve partiake. Këto bashkëpunime konsistojnë në çështje që kanë të bëjnë më mbrojtjen e të drejtave të grave, rritjen e rolit të gruas në politikë dhe respektimin e kuotës gjinore në listat e kandidatëve. “Gratë duhet të bashkohen me njëra-tjetrën. Vetëm në këtë mënyrë mund të realizohet fuqizimi i tyre”- tha Znj. Doda duke përmendur në këtë mënyrë arritjet që ka patur ky organizim në Kuvendin e Shqipërisë por edhe në vende të tjera shqipfolëse si Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ndër të tjera, Znj. Doda u shpreh për ligjin për lustracionin si dhe për hapjen e dosjeve. Në lidhje me këtë të fundit, ajo theksoi se jemi shumë vonë në hapjen e dosjeve por gjithsesi ky është një hap i domosdoshëm që duhet ndërmarrë sa më shpejt nga politika shqiptare. Gjatë bashkëbisedimit, Znj. Doda vlerësoi disa propozime të studentëve në lidhje me analizimin e fuqisë ekonomike të gruas duke trajtuar mënyrën sesi gjykatat kanë bërë ndarjen e pasurisë në familje. Përveç kësaj, ajo u kërkoi studentëve të hartojnë një projekt në lidhje me këtë në mënyrë që ajo ta propozojë në parlament. 25NËN Nisma e studentëve të Drejtësisë në eleminimin e dhunës ndaj gruas Nisma e studentëve të Drejtësisë në eleminimin e dhunës ndaj gruas “Nga djemtë e burrat, kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave” ishte ky dokumentari i organizaur nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në Kinema “Millenium”. Gjatë kësaj shfaqeje u mbajt një panel diskutimi ku referuan personalitete të ndryshme, si Zv.Ambasadori i SHBA në Tiranë, zv.ministrja e Arsimit, zv.ministrja e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe Drejtuesja e Linjës së Këshillimit për Gra e Vajza. Klubi “Beder Law Academy” duke marrë pjesë në këtë organizim hapi kështu siparin e aktiviteteve në kuadër të ditëve të ndërgjegjësimit të shoqërisë rreth eliminimit të dhunës ndaj gruas. Nga data 25 nëntor, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas deri në 10 dhjetor njëkohësisht Dita e Të Drejtave të Njeriut ky klub do të organizojë një sër aktivitetesh me tematika të ndryshme. Shumëllojshmëria e këtyre aktiviteteve konsiston në ndërgjegjësim të studentëve dhe shoqërisë se dhuna ndaj gruas është një fenomen i cili duhet luftuar deri në eleminimin e plotë nga shoqëria jonë.