Nisma e studentëve të Drejtësisë në eleminimin e dhunës ndaj gruas
“Nga djemtë e burrat, kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave” ishte ky dokumentari i organizaur nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në Kinema “Millenium”.
Gjatë kësaj shfaqeje u mbajt një panel diskutimi ku referuan personalitete të ndryshme, si Zv.Ambasadori i SHBA në Tiranë, zv.ministrja e Arsimit, zv.ministrja e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe Drejtuesja e Linjës së Këshillimit për Gra e Vajza.
Klubi “Beder Law Academy” duke marrë pjesë në këtë organizim hapi kështu siparin e aktiviteteve në kuadër të ditëve të ndërgjegjësimit të shoqërisë rreth eliminimit të dhunës ndaj gruas.
Nga data 25 nëntor, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas deri në 10 dhjetor njëkohësisht Dita e Të Drejtave të Njeriut ky klub do të organizojë një sër aktivitetesh me tematika të ndryshme.
Shumëllojshmëria e këtyre aktiviteteve konsiston në ndërgjegjësim të studentëve dhe shoqërisë se dhuna ndaj gruas është një fenomen i cili duhet luftuar deri në eleminimin e plotë nga shoqëria jonë.