Studentët e Departamentit të Drejtësisë, pjesëmarrës në Kompeticionin Ndërkombëtar “Philip C. JESSUP International Law Moot Court Competition”, organizuan “Public Pleading” në kuadër të fazës përgatitore të raundeve ndërkombëtare në Washington DC.
Aktiviteti konsistoi në një inskenim të çështjes me të cilën grupi i studentëve të drejtësisë të përbërë nga: Albi Çela, Anjest Agushi, Ornela Bego, Thoma Kristo dhe Ermelinda Gjeci përfaqësuan Shqipërinë në këtë edicion të kompeticionit.
Të gjendur përballë gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, studentët parashtruan argumentat e përgatitura rreth “Case Concerning the Egart and the Ibra” që përfshin tema nga vlefshmëria e një vendimi arbitrazhi ndërshtetëror, sovraniteti, cënimi i ujërave territoriale, regjimi i carmatosjes bërthamore, përdorimi i forcës, e drejta humanitare ndërkombetare etj.
Me këtë aktivitet u synua jo vetëm ndërgjegjësimi i studentëve të tjerë të departamentit të drejtësisë rreth kompeticionit në fjalë, por edhe angazhimi i tyre në projekte të tjera të ngjashme.
Në vijim të takimeve Brownbag Seminars, i ftuar ishte z. Oerd Bylykbashi. Gjatë takimit me studentet e drejtësisë, ai bëri një prezantim të reformës zgjedhore dhe elementeve të diskutueshëm të këtij procesi. Pas prezantimit u zhvillua një diskutim me studentët në lidhje me reformën zgjedhore, por edhe për pjesëmarrjen e tyre në politikëbërje dhe vendimmarrje.
Në kuadër të lëndës “Sisteme Ligjore të Krahasuara”, studentët e vitit të tretë bachelor të Departamentit të Drejtësisë, organizuan një gjyq simulues me qëllim zbatimin në praktikë të leksioneve që marrin në klasë dhe përshtatjen e tyre me situatat e botës reale.
Gjykimi nga një gjyqtar dhe gjykimi i jurisë, është një nga dallimet kryesore të Civil Law dhe Common Law, prandaj është e rëndësishme të kuptohen dallimet midis tyre në mënyrë që të kuptohet më qartë dhe mënyra se si funksionojnë këto dy sisteme ligjore. Gjyqi simulues përmbante pjesën më të madhe të elementeve të një gjykimi real, duke përfshirë trajtimin e dëshmitarëve dhe dëshmive, si dhe dhënien e argumenteve përpara një jurie, e cila do të japë verdiktin përfundimtar.
Nëpërmjet këtij projekti studentët patën mundësi të shikojnë në praktikë, mënyrën se si të argumentohet në rastet përpara një jurie dhe të kuptojnë mënyrën se si funksionon gjykimi me juri. Gjyqi simulues u organizua me mbështetjen e studentëve nga Departamenti i Shkencave Islame, Departamenti i Gjuhës dhe Letërisë Angleze, Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Departamenti i Shkencave të Komunikimit, studentët e të cilëve ishin anëtarë të jurisë gjykuese.
Në fund të gjyqit simulues, anëtarët e jurisë pas një diskutimi të gjatë dhanë edhe verdiktin përfundimtar mbi rastin e trajtuar.
Në vijim të takimeve Brownbag Seminars, e ftuar ishte Zonja Ana Kovacevic, Drejtuese e NDI Albania - National Democratic Institute. Gjatë takimit me studentet e drejtësisë, Ana beri një prezantim të organizatës per t'u fokusuar më pas në një diskutim të hapur me studentët dhe pjesëmarrjen e tyre në politikëbërje dhe vendimmarrje. Temat kryesore që u prekën ishin angazhimi i grave dhe vajzave ne politikë, rritja e rolit të të rinjve në politike si dhe rrugët alternative për rritjen e këtij roli. Takimi ishte nje frymëzim për studentët e drejtësisë për të dhënë kontributin e tyre ne zhvillimin e mëtejshem të demokracisë ne vend.
I ftuari i rradhës nga klubi studentor "Bedër Laë Students Association" në kuadër të ciklit “Brownbag Seminars” ishte Drejtori Ekzekutiv i European Movement Albania Z. Gledis Gjipali. Në një bashkëbisedim me studentët e drejtësisë, Z. Gjipali parashtroi disa nga elementët juridikë që e pengojnë Shqipëri që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
“Ne kemi ecur përpara, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve që kemi pasur, arritja për t’u bërë gati për integrimin është një proces që bëhet avash”, shtoi ndër të tjera Z. Gledis Gjipali. Gjithashtu theksoi se angazhimi dhe kërkimi i së drejtës nga qytetarët shqiptarë është shumë i rëndësishëm për përparimin e vendit tonë.
Duke u nisur edhe nga interesi i studentëve të drejtësisë, drejtori i EMA-s, shpjegoi edhe elementët me të cilat organizata e tij ndihmonte në procesin e integrimit në BE duke promovuar vlerat demokratike gjatë procesit të hartimit të politikave. Nërkohë që prezantoi përpara studentëve edhe faqen zyrtare të organizatës, e cila përmbante artikuj të ndryshëm juridik dhe jo vetëm, nga ku studentët mund të sigurojnë informacione në fushat që iu interesojnë.
Në fund të takimit studentët ndanë mendimet e tyre dhe parashtruan pyetje në lidhje me procesin e integrimit.
Në kuadër të vazhdimit të cikleve “Brownbag Seminars”, i ftuar nga klubi studentor "Bedër Law Students Association" ishte z.Daniel Klingenberg, i cili ndau me studentët e drejtësisë eksperiencat e tij gjatë kërkimit shkencor për ndikimin e gjuhës, kulturës dhe historisë në forcimin e shtetit ligjor.
Në bashkëbisedimin me studentët Kolegjit Universitar Bedër Z. Klingenberg parashtroi disa nga elementët që e dallojnë popullin shqiptar nga popujt e tjerë nëpër botë, si dhe problematikat që hasen në forcimin e shtetit ligjor. Ndërkohë që shfaqi një simpati të veçantë për historinë dhe mitet që tregojnë formimin e popullit tonë.
“ Shqiptarët duhet të dinë se askush përveç tyre nuk mund ta dojë më shumë Shqipërinë, ata duhet ta ndërtojnë vetë vendin e tyre”, shtoi ai.
Në fund të takimit studentët shprehën mendimet e tyre në lidhje me temën, si dhe nuk munguan pyetjet për kërkimin shkencor të Z. Klingenberg.