Shqipëria përfaqësohet për të katërtën herë radhazi në kompeticionin ndërkombetar "JESSUP" në Washington DC. Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar "Bedër" përfaqësuan edhe këtë vit Shqipërinë në kompeticionin ndërkombetar "JESSUP Moot Court Competition”, konkurs ky i cili zhvillohet çdo vit në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Edhe këtë vit kompeticioni mblodhi rreth 700 universitete nga 95 vende të botës në fazën e parë të konkursit. Ekipi i studentëve të Bedër, pas performancave mjaft të mira krahësuar këto edhe me vitet e kaluara arriti të renditej në vendin e 107 nga 127 universitete të kualifikuara në fazën finale të kompeticionit.
Departamenti i Drejtësisë falenderon studentët: Anjest Agushi, Albi Çela, Ermelinda Gjeci, Ornela Bego, Thoma Kristo dhe trajnerët Daniel Klingenberg dhe Gentjan Skara, të cilët na përfaqësuan denjësisht me paraqitjen e tyre, rezultat i cili është fryt i besimit tek fryma e skuadrës dhe punës së pareshtur.
Skuadra e "Bedër" është e vetmja që përfaqesohet në këtë kompeticion prestigjioz nga Shqiperia duke bëre paraqitje mjaft të vlerësuara edhe në 3 vitet e kaluara si dhe duke ngritur traditën e gjyqeve Moot Court në Shqipëri.