TË REJA Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) Shkolla Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji" Ceremonia e Diplomimit 2023 Të thyejmë së bashku mitin e mosndëshkimit të korrupsionit Simpozium me temë "Projekti Europian dhe Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian" KALENDARI I AKTIVITETEVE 07MAR Open Akte: Një mjet i ri në shërbim të informimit të qytetarëve dhe të rritjes së transparencës së institucioneve 27SHK Impakti i vendimit C-632/20 P Spain v Commission (Kosovo) në anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian 15SHK Studentët e Drejtësisë organizojnë 14SHK A mund të ketë shtet të të drejtës pa drejtësi? 01DHJ Forum: "Impakti i Procesit të Integrimit Europian në Shqipëri: rasti i lëvizjes së lirë të avokatëve dhe promovimi i të Drejtave të Grave" 23NËN Kumtesë: "Identiteti Kombetar dhe sfidat e tij në kuadër të proçeseve të integrimit Europian" 13TET Seminar: “Bashkëbisedim me nxënesit e klasave të dhjeta pranë Medresesë së Elbasanit” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve Historia e medias dhe transformimet mediatike Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022 Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 29JAN A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë? Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër, më datë 29 janar 2021, ora 15.00, organizon leksionin online me temë: A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë? I ftuar është As. Prof. Dr. Ksenafo Akulli, Profesor në fushën e edukimit në Universitetin Franklin në Ohio, USA Ky aktivitet organizohet nga përgjegjësja e departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, Dr. Ana Uka, ku do të marrin pjesë studentë të këtij departamenti. Aktiviteti organizohet nëpërmjet aplikacionit ZOOM. Link: https://zoom.us/j/96549897690?pwd=SUNpakdySUxIcHR1SXlGcXI1cG9YQT09 18DHJ “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik” Kolegji Universitar Bedër organizon webinar-in me temë: “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik”, i cili do të mbahet nga Dr. William K. Martin, zv/Rektor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Webinar-i do të zhvillohet të premten, datë 18 dhjetor, ora:13:30, nëpërmjet platformës Google Meet. Në këtë organizim janë të ftuar të gjithë studentët e KU Bedër dhe për të marrë pjesë, ju lutem mund të logoheni në platformën “Google Meet” duke klikuar linkun më poshtë. Linku: meet.google.com/dif-ahaj-biu Ju mirëpresim! 17DHJ Bedër Alumni Awards 2020 Zyra e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar Bedër organizon për të katërtin vit radhazi “Bedër Alumni Awards”. E enjte, 17 dhjetor 2020 Ora: 17:00 ✅ Për të marrë pjesë online në këtë event mund të përdorni kompjuterin, tabletin ose smartphonin tuaj të lidhur me internet. ✅ Shkarkoni aplikacionin “ZOOM” nëpërmjet Google Play ose App Store dhe në orën e caktuar klikoni tek ky link: https://zoom.us/j/96439264760... ✅ Më pas duhet të fusni këto të dhëna për tu lidhur: Meeting ID: 964 3926 4760 Passcode: 516739 Ju mirëpresim! 16DHJ “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19” Simpoziumi i X Ndërfetar: “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19” Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos dhe Institutin Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, organizojmë më datë 16 dhjetor 2020, ora 15.00, Simpoziumin e X-të Ndërfetar: “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”. Të ftuar për të folur rreth kësaj teme janë: Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, KU Bedër; Dr. Georgos Gaitanos, Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës, KU Logos; Dr. Lorenzo Rossetti, Institute, Instituti Katolik i Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian. Meeting ID: 948 9308 1049 Password: 123456 18SHT Ceremonia e Diplomimit 2020 Ceremonia e Diplomimit 2020 – Departamenti i Shkencave të Komunikimit Kolegji Universitar Bedër organizon sot ceremoninë e diplomimit të brezit të 7-të të studentëve në Departamentin e Shkencave të Komunikimit. Organizimi do të bëhet në rang departamenti për shkak të masave strikte ndaj pandemisë COVID19. Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë vetëm studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master të shkencave të komunikimit. Data: 18 Shtator 2020 Ora:18:00 Vendi: Kolegji Universitar Bedër (Kampusi i Ri) 17SHT Ceremonia e Diplomimit 2020 – Departamenti i Drejtësisë Kolegji Universitar Bedër organizon ceremoninë e diplomimit të brezit të 7-të të studentëve në Departamentin e Drejtësisë. Këtë vit organizimi do të bëhet në rang departamenti për shkak të masave strikte ndaj pandemisë COVID19. Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë vetëm studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master. Data: 17 Shtator 2020 Ora:18:00 Vendi: Kolegji Universitar Bedër (Kampusi i Ri) 31DHJ Organizohet aktiviteti “Mbrëmje folklorike” në kuadër të fushatës Studentët e vitit të dytë të programit Master i Shkencave, dega Marrëdhënie me Publikun dhe Gazetari organizuan mbrëmjen folklorike në ambientet e biblotekës së Kolegjit Universitar Bedër. Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese "Ruaj traditën, festo shqip”, aktiviteti konsistoi në një mbrëmje kushtuar këngëve dhe valleve popullore shqiptare. Të ftuar në takim ishin Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Rahim Ombashi si dhe shkrimtari i mirënjohur dhe pedagogu Prof. Dr. Agron Tufa, të cilët referuan për të pranishmit një sërë informacionesh dhe kuriozitetesh në lidhje me rrënjët e folklorit shqiptar. "Folklori është një e shkuar shpirtërore që nuk e blejmë dhe nuk e kthejmë dot, por e marrim me vete dhe e përkthejmë në vlera që na karakterizojnë dhe na dallojne nga të tjerët. Arti ka vetëm një çmim - vlerat shpirtërore, për të cilat kemi shumë nevojë", tha Prof. Dr. Ombashi. Ndërsa Prof. Dr. Tufa u shpreh se: “Rëndësia këngës popullore e folklorit dhe të formave të krijimtarisë popullore padyshim që përbjnë një vulë të identitetit për çdokënd.” Në fund të takimit studentët kishin mundësinë që të risillnin në kujtesë disa nga këngët e vjetra shqipe nëpërmjet leximit dhe këngës. 22MAJ Etika Gjyqësore - Shmangia e dështimeve Anëtari i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, Stephen Czuleger, ishte i ftuari radhës në një seminar me studentët e drejtësisë në “Bedër”, për të bashkëbiseduar me ta rreth temës: “Etika Gjyqësore - Shmangia e dështimeve”. Gjatë prezantimit, gjyqtari Czuleger i njohu studentët e drejtësisë me parashikimet e legjislacionit amerikan në kuadër të rregullave të etikës që duhen zbatuar nga gjyqtari gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Ai u fokusua veçanërisht në çështje të etikës, paanshmërisë dhe profesionalizmit të figurës së gjyqtarit. Gjyqtari Czuleger trajtoi edhe çështjen e korrupsionit në sistemin gjyqësor. Ai vlerësoi faktin se, pavarësisht ekzistencës së këtij fenomeni, shqiptarët janë të vendosur për të ndryshuar gjendjen aktuale dhe tregues për këtë është procesi i vetingut. Duke vlerësuar progresin e deritanishëm në luftën kundër korrupsionit, Czuleger u shpreh optimist për të ardhmen dhe nxiti të rinjtë të angazhohen në këtë proces. Në përfundim të seminarit u zhvillua një diskutim me studentët në lidhje me sfidat që përballet sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe alternativat për përmirësimin e tij. Gjyqtari Czuleger inkurajoi të gjithë studentët të bëhen pjesë aktive e këtyre ndryshimeve dhe të zbatojnë rregullat e etikës profesionale me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit të drejtësisë dhe rritjen e besimit të publikut.