Promovimimi i Librit "Manuali i së Drejtës Ndërkombëtare Private të Republikës së Shqipërisë"

Departamenti i Drejtësisë organizoi promovimin e librit: “Manuali i së Drejtës Ndërkombëtare Private të Republikës së Shqipërisë”, me autor gjyqtar z. Olti Skrame.

 

Gjatë takimit, z. Skrame paraqiti një prezantim të plotë të evolucionit të legjislacionit të së drejtës ndërkombëtare në Shqipëri dhe diskutoi metodologjinë e përdorur për të analizuar jurisprudencën e Gjykatën e Lartë. Në përfundim, z. Skrame theksoi që e drejta ndërkombëtare private në Shqipëri paraqet një rëndësi të madhe pasi numri i marrëdhënieve juridike me elementë të huaj eshtë shtuar në vitet e fundit.

 

Z. Skrame gjithashtu foli për rëndësinë e ushtrimit të profesionit të gjyqtarit, ku theksoi specializimin e juristëve sidomos në fushën e së drejtës ndërkombëtare, pasi ka shumë potencial për vitet në vazhdim.

 

Aktualisht, z. Skrame ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e rrethit Gjyqësorë Kurbin. Krahas eksperiencës profesionale, Gjyqtar Skrame është autor edhe i librit “Komentar i Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë”, i vetmi komentar në dy vëllime.