Seminar: “E Drejta e Shëndetit në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian”

Lektori i Departamentit të Drejtësisë pranë Kolegjit Universitar Bedër, PhD Denard Veshi, zhvilloi një leksion të hapur me temë: “E Drejta e Shëndetit në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian”.

 

Gjatë leksionit u trajtua baza ligjore e Shqipërisë dhe Bashkimit Europian që rregullon çështjet lidhur me të drejtën e shendetit. Në vazhdim u diskutuan disa kazuse të cilat kishin të bënin me të drejtën e jetës dhe shëndetit, si dhe situatave të krijuara së fundmi në Shqiperi nga Covid 19, ku edhe studentët shpreën mendimet e tyre.

 

Ky leksion është pjesë e Qendrës së Ekselencës së BE-së, Erasmus+ Jean Monnet Zgjerimi i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor 610495-EPP-1-2019-1-AL-EPPJMO-CoE, implementimi i cilit bëhet dhe nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA).