Idlir Peçi: Cilësia në edukimin juridik, bazë për reformën në drejtësi
Në kuadër të ciklit “Brownbag Seminars”, zv. Ministri i Drejtësisë z. Idlir Peçi ishte i ftuar nga klubi studentor “Bedër Law Academy” në një leksion të hapur ku ndau me studentët dhe të pranishmit pikëpamjet rreth “Reformës në Drejtësi”
“Reforma në drejtësi është një nga sfidat më të rëndësishme që kërkon përkushtim të vazhdueshëm të të gjithë aktorëve”- tha zv ministri gjatë prezantimit të ecurisë së deritanishme të kësaj reforme dhe të institucioneve që janë pjesë e saj.
Ndër të tjera z. Peçi u shpreh se për reformimin e strukturave në drejtësi nuk është i domosdoshëm ndryshimi i individëve, por ndryshimi i sistemit në tërësi, dukë filluar që nga edukimi juridik, i cili është baza e mbarëvajtjes së marrëdhenieve juridiko-shoqërore dhe duke vazhduar më tej me ndryshimet institucionale. Në të njëjtën kohë, z. Peçi vlerësoi Shkollën e Magjistraturës si një nga institucionet model në vendin tonë duke përmendur cilësinë që garanton ku së fundmi i është shtuar edhe kërkimi shkencor.
Aktiviteti vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga të pranishmit ku nuk u la pa përmendur as reforma në sistemin e burgjeve në Shqipëri për të vijuar me eksperiencat e shumta profesionale që zv ministri ndau me studentët.
Departamenti i Drejtësisë pranë Universitetit “Hёna e Plotё” (Bedër) organizoi leksionin e hapur me temё ‘Arbitrazhi ndёrkombёtar dhe shteti shqiptar’. Studentёt e programit bachelor dhe tё programit master nё drejtёsi u njohёn nga afёr me rolin e Avokaturёs sё Shtetit Shqiptar, tё pёrfaqёsuar nga avokati i shtetit, Armer Juka. Gjatё leksionit u fol mbi praktikёn e arbitrazhit dhe tё instrumenteve kryesore pёr zhvillimin e tij.
Gjatё leksionit av. Juka u shpreh se hapja e shteti shqiptar karshi investimeve tё huaja dhe tregut ndёrkombёtar privat ёshtё shoqёruar me shumё sfida tё karaktereve tё ndryshme, nё lidhje me respektimin e kontratave tё nёnshkruara qoftё nё pozicionin e kontraktuesit si shtet nё fushёn e investimeve, ashtu dhe si aksionar nё fushёn e shёrbimeve tё ndryshme. Arbitrazhi i investimeve dhe instrumentet juridike pёrbёnё fokusin kryesor tё leksionit dhe, nёpёrmjet diskutimit tё disa rasteve qё u ilustruan nga avokati Juka, u hodh dritё mbi strukturёn ligjore tё arbitrazhit nё Shqipёri dhe gjithashtu u bёnё shpjegime terminologjike, duke filluar nga juridiksioni deri te shtrirja e tij, si dhe ushtrimi i tij.
Rasti Burimi Srl dhe Eagle Games SH.A.K - Republika e Shqipёrise (ICSID çёshtja nr. ARB/11/18) ceku nga afёr jo vetёm zhvillimin e njё çёshtjeje arbitrazhi, por edhe zhvillimin e tij nё pёrgjithёsi nё Shqipёri. Studentёt patёn mundёsinё tё bёjnё pyetje, nё lidhje me arbitrazhin nё pёrgjithёsi, por çёshtja midis CEZ dhe shtetit shqiptar krijoi debate dhe kjo nё qёllimin e pёrgjithshёm tё organizimit tё eventit, si edhe pёr tё krijuar njё mjedis shkencor sa mё pranё studentёve tё profilit juridik.