Klubi studentor “Bedër Law Academy” organizoi për të katërten herë radhazi Konferencën studentore me teme “Law and Society”.
Punimet e kësaj konferencë u përshëndetën nga Kryetarja e Grupit Parlamentar për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, znj. Albana Vokshi. Në fjalën e saj, znj. Vokshi vlerësoi iniciativën e të rinjve në organizimin e një eventi të tillë shkencor në rang studentor. Sipas saj, me qëllim ruajtjen e balancave në shoqëri është i domosdoshëm jo vetëm hartimi i ligjeve të mira por edhe zbatimi i tyre nga individë të përgjegjshëm.
Konferenca mblodhi studentë nga disa universitete të ndryshme në vendin tonë, të tillë si: Luigj Gurakuqi Shkodër, Universiteti i Tiranës, Universiteti Europian i Tiranës etj. 27 kërkues të rinj, parqitën temat e tyre përballë një jurie të përbërë nga pedagogë dhe specialistëtë të fushës në Bedër. U vlerësua me çmimin e parë, studenti Albi Çela, ndërsa çmimi i dytë shkoi për studenten Sonila Rrahmani, ndërsa tre çmimet e treta u fituan përkatësisht nga studentët: Ilmi Leka, Ornela Bego dhe Bora Kola.
Ky është forumi i parë studentor në Shqipëri, ku studentët prezantojnë dhe diskutojnë mbi zhvillimet, trendet dhe shqetësimet aktuale, sfida praktike të hasura dhe zgjidhje të adoptuara në ligj dhe shoqëri. Risi e kësaj konference edhe këtë vit ishte pjesëmarrja e studentëve të drejtësisë nga universitete të tjera në vendin tonë. Bashkangjitur në shtojcën 8 gjeni programin e konferencës.
Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë, Bedër në bashkëpunim me Universitetin e Barit, Aldo Moro kanë mbajtur sot një tryezë të rrumbullakët diskutimi me temë: “The Individual, The Society and Sustainable Development: From Globalization to Glocalization” (Individi, Shoqëria dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm: Nga Globalizmi në Glokalizëm).
Profesor Sebastiano Tafaro, në fjalën e tij u shpreh se bota universitare duhet të japë orientim se si duhet të jetë modeli i shtetit në kushtet e reja politiko-ekonomike. Gjithashtu ai u ndal tek roli i të rinjve dhe ndikimi i tyre në krijimin e perspektivës për një demokraci të qëndrueshme.
Ish-ministri i Drejtësisë, profesor Enkelejd Alibeaj theksoi që sistemi i drejtësisë duhet të japë llogari për mënyrën e ushtrimit të funksionit dhe balancimit e ndarjes së pushteteve pasi i vetmi sovran në një shoqëri demokratike, është populli.
Profesoresha, Laura Tafaro duke folur mbi sigurinë mjedisore, shprehu rëndësinë e bashkëpunimit të përbashkët në projektet që janë të lidhura me cështjet ligjore.
Dr.Bojana Hajdini, në fjalën e saj mbi emigrimin dhe globalizimin nënvizoi faktin se si në ditët e sotme është bërë më e lehtë lëvizja e mallrave dhe produkteve por nuk po ndodh i njëjti fenomen me lëvizjen e njerëzve, pasi vendet e Bashkimit Europian po e ngurtësojnë si proces për shkak të problemeve që sjell emigrimi.
Përgjegjësi i Departamentit të Drejtësisë, profesor Ferdinand Xhaferaj shprehu bindjen dhe besimin që ky ishte takimi i parë i një rruge të gjatë e të frytshme bashkëpunimi ndërmjet dy universiteteve në fushat e eksperiencave akademike dhe studentore si dhe të kerkimit shkencor.
Florian Kalaja, Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ishte i ftuari i radhës në “Brownbag Seminars”, cikël seminaresh të organizuara nga klubi studentor “Bedër Law Academy”.
Gjatë bashkëbisedimit me studentët e Departamentit të Drejtësisë, Z. Kalaja ndau me ta pikëpamjet e tij rreth “Gjykimit në mungesë në procesin civil” e cila ishte dhe tema e këtij aktiviteti.
Pasi bëri një prezantim të përgjithshëm të librit të tij me të njëjtin titull duke trajtuar problematikat kryesore që hasen në procedurat gjyqësore civile në lidhje me gjykimin në mungesë, ai theksoi se në dispozitat aktuale në lidhje me gjykimin në mungesë në procesin civil vihen re disa shkelje të parimeve kushtetuese si dhe të parimeve të përgjithshme.
Aktiviteti do të zhvillohet në 28 maj 2015 Studentët ashtu si dhe herët e tjera të vendosur në stenda të caktuara do të përfaqësojnë vendin e tyre me veshje dhe ushqime tradicionale.
Qëllimi i këtij organizimi është krijimi i një ambjenti multikulturor që ka në thelb njohjen dhe promovimin e pothuajse 17 kulturave (shteteve) të ndryshme nga të cilat vijnë studentët tanë.
Ambasadori i Norvegjisë për Kosovën dhe Shqipërinë, Z. Jan Braathu ishte i ftuar në një leksionin të hapur me temë “Ballkani Perendimor, problemet aktuale dhe sfidat ne te ardhmen”.
Gjatë bashkëbisedimit me studentët Z. Braathu u ndal në problemet kryesore me të cilat haset Ballkani Perëndimor në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke trajtuar elementin politik, ekonomik e atë social. Ndër të tjera, ai theksoi mungesën e bashkëpunimit rajonal si një nga pengesat më të mëdha në fushën e zhvillimit të rajonit.
Aktiviteti vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga studentët dhe të pranishmit në lidhje me aspekte të ndryshme të situatës aktuale në Ballkan.
Në përfundim të fjalës së tij Z. Braathu u takua me grupin e studentëve që morën pjesë në Konkursin Ndërkombëtar “Jessup” në Washington, të cilët e falenderuan Z. Braathu për mbështetjen që Ambasada e Norvegjisë për Kosovën dhe Shqipërinë ofroi për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë konkurs.
Kryetari i Komisionit parlametar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, njëkohësisht kryetar për reformën në Drejtësi z. Fatmir Xhafaj, diskutoi me studentët e Bedër rëndësinë e reformës në fushën e drejtësisë.
I ftuar në ceremoninë e hapjes së Konferencës e 3-të studentore në Drejtësisë të Organizuar nga Departamenti i Drejtësisë, z. Xhafaj u ndal në ecurinë e deritanishme të punës që ka kryer komisioni i reformës.