Florian Kalaja, Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ishte i ftuari i radhës në “Brownbag Seminars”, cikël seminaresh të organizuara nga klubi studentor “Bedër Law Academy”.
Gjatë bashkëbisedimit me studentët e Departamentit të Drejtësisë, Z. Kalaja ndau me ta pikëpamjet e tij rreth “Gjykimit në mungesë në procesin civil” e cila ishte dhe tema e këtij aktiviteti.
Pasi bëri një prezantim të përgjithshëm të librit të tij me të njëjtin titull duke trajtuar problematikat kryesore që hasen në procedurat gjyqësore civile në lidhje me gjykimin në mungesë, ai theksoi se në dispozitat aktuale në lidhje me gjykimin në mungesë në procesin civil vihen re disa shkelje të parimeve kushtetuese si dhe të parimeve të përgjithshme.